Mariah Carey është akuzuar sërish nga fansat se ka përdorur sërish “photoshop” në setin e fundit fotografik.
Mariah pozoi “topless” për revistën “PAPER”, duke mbuluar gjoksin me flokët e saj dhe duke treguar një elegancë që nuk ishte parë në koncertet e fundit të saj.
Kjo bëri që mbi këngëtaren të vërshonin komentet e pakëndshme. “Hahaha… boll modifikove fotot. Je qesharake. Prano trupin tënd ose shko në palestër”, shkruan njëri nga ndjekësit e saj në Instagram.