Ish-kapiteni i Realit të Madridit Marcelo bëri debutimin (ose më saktë, ridebutimin) e tij për Fluminensen e tij të dashur, duke filluar si titullar për ndeshjen e tyre jashtë fushe kundër Sporting Cristal nga Peruja në ndeshjen e grupit të parë të Copa CONMEBOL Libertadores (ekuivalenti amerikanojugor i UEFA Champions League).
Braziliani 34-vjeçar luajti si mbrojtës i majtë dhe qëndroi në fushë për 64 minuta, derisa u zëvendësua nga Lima me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës së tij (përfundoi 1-3), duke marrë edhe me një karton të verdhë në minutën e 60-të.
Gjithashtu, Marcelo ka kontribuar dhe ishte ‘projektuesi’ i golit të dytë të Fluminenses, i cili u nis nga pasimi i tij.










