Maqedonia e Veriut “kundërshton” vendimin Bullgarisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 Maqedonia e Veriut “kundërshton” vendimin Bullgarisë

15:24 | 24/06/2022
në Kryesore
0

Parlamenti i Bullgarisë votoi ditën e sotme për heqjen e vetos së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pasi morën dritën jeshile për propozimin francez, ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, tha se qëndrimet e tyre janë dërguar në Presidencën franceze dhe se në të ardhshmen duhet parë se çfarë zgjidhje do të vijë prej andej.

“Pas këtij vendimi të parlamentit bullgar dhe qëndrimit tonë të prezantuar dje zyrtarisht dhe publikisht nga kryeministri Kovaçevski, dhe më parë edhe nga presidenca franceze, do të shohim se çfarë qasje do të ketë Presidenca franceze.  Qëndrimi ynë është i qartë – çështja e gjuhës, çështjet historike, të mos jemi pjesë e kornizës së negociatave dhe renditja mes hapave, pasi ndryshimi i Kushtetutës dhe fillimi i negociatave janë të rëndësishme në vendimin tonë për të pranuar ose refuzuar një propozim”, tha Osmani.

Read more

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO –

Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –

Nga Ballshi në Elbasan e Shkodër, njihuni me ndeshjet e para të vitit 2026 në Superiore –

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë –

Me votimin e ditës së sotme, Parlamenti bullgar mbështeti të ashtuquajturin propozim francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Sipas propozimit, Maqedonia e Veriut duhet t’i njohë bullgarët në preambulën e Kushtetutës së saj si një nga grupet etnike përbërëse të vendit.

Sipas zyrtarëve në Shkup, pala bullgare ka ndryshuar tekstin e propozuar. Ndryshimet thuhet se kanë të bëjnë me kërkesën për nënshkrimin e një protokolli mes dy vendeve, i cili do ta detyronte Shkupin të ndryshojë Kushtetutën dhe të përfshijë pakicën bullgare në të, përpara se të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve në Bullgari drafti tashmë i miratuar parashikon që së pari të garantohet hyrja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe.

Kusht tjetër është që të bëhet e qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistencës së “gjuhës maqedonase”.

Duhet të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal deri në fund të negociatave të anëtarësimit të Shkupit në BE dhe Komisioni Evropian do ta mbajë Këshillin të informuar rregullisht për zbatimin e tij. Në kuadër të procesit negociator duhet të paralajmërohet edhe rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë me Republikën e Maqedonisë Veriore.

Këto plotësime nuk janë pranuar nga Maqedonia e Veriut, duke thënë se ato do të nënkuptonin “rrënim të identitetit kombëtar”.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është shprehur se i takon Presidencës franceze të vendosë lidhur me propozimin e saj dhe qëndrimet e dy shteteve që janë pjesë e kontestit.

Osmani, paraprakisht, falënderoi Presidencën franceze, e cila, sipas tij, “u tregua shumë e kujdesshme në formulimin e tekstit, duke i kushtuar vëmendje ndjeshmërisë së të dyja palëve”.

Kujtojmë që Maqedonia e Veriut ka statusin e vendit kandidat për BE tash e 17 vjet dhe ka marrë dritën jeshile për të filluar bisedimet e anëtarësimit në vitin 2020.

Me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin VETO-n sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze, me disa propozim-ndryshime të caktuara të propozim teksteve të procesit negociues.

Votimi për përfundimin e vetos së Bullgarisë kundër fqinjit të saj erdhi dy ditë pasi ligjvënësit bullgarë rrëzuan qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov në një votë mosbesimi.

Kuvendi e autorizoi Petkov që ta heqë veton në mënyrë që Maqedonisë së Veriut t’i hapet rruga për çeljen e negociatave për t’u anëtarësuar në BE.

Me këtë vendim edhe ministrja për Punë të Jashtme në largim Teodora Gençovska ka marrë dritë jeshile që në emër të MPJ-së ta nënshkruaj Protokollin bilateral, të cilin së shpejti të dyja vendet duhet ta nënshkruajnë.

Etiketa: BRbullgariMaqedoni

Të Lidhura

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO –

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO –

nga 27
09:24 | 14/01/2026
0

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion zhvillohet sot seanca për dosjen “Gërdeci”, ku një ndër të akuzuarit është edhe ish ministri...

Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –

Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –

nga 27
09:12 | 14/01/2026
0

Babai i Altin Ndocit ka bërë një reagim ditën e sotme për emisionin “Kafe shqeto” në lidhje me atë që...

Ja si ndryshon renditja e Superiores pas javës së 26-të –

Nga Ballshi në Elbasan e Shkodër, njihuni me ndeshjet e para të vitit 2026 në Superiore –

nga 27
09:06 | 14/01/2026
0

“Abissnet Superiore” ditën e sotme rikthehet në fushë për herë të parë për vitin 2026. Gjashte ekipe do të bëjnë...

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë –

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë –

nga 27
08:38 | 14/01/2026
0

Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shkroi më 23 prill 2025...

Para
“Vallaçi është yni”! Kosova dhe Serbia, kush do ta menaxhojë nënstacionin elektrik?

“Vallaçi është yni”! Kosova dhe Serbia, kush do ta menaxhojë nënstacionin elektrik?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO –

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO –

09:24 | 14/01/2026
Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –

Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –

09:12 | 14/01/2026
Ja si ndryshon renditja e Superiores pas javës së 26-të –

Nga Ballshi në Elbasan e Shkodër, njihuni me ndeshjet e para të vitit 2026 në Superiore –

09:06 | 14/01/2026
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë –

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë –

08:38 | 14/01/2026
Do marrim masa shumë të forta –

Do marrim masa shumë të forta –

08:18 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO –
  • Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –
  • Nga Ballshi në Elbasan e Shkodër, njihuni me ndeshjet e para të vitit 2026 në Superiore –
  • Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë –
  • Do marrim masa shumë të forta –
  • Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO –
  • Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com