Vendimi u firmos nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Valjanovski
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Valjanovski, të premten ka firmosur vendimit që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 5 qershor. Përmes një njoftimi me shkrim, Veljanovski bën të ditur se menjëherë pas firmosjes, vendimin për shpalljen e zgjedhjeve e ka dorëzuar në KSHZ, ministrinë e Drejtësisë dhe në ministrinë e Brendshme.
Partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE dhe ajo shqiptare BDI, zgjedhjet e 5 qershorit i shohin si zgjidhje për krizën e thellë politike në vend. Nga ana tjetër opozita maqedonase ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, pasi vlerëson se ende nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje demokratike. Partia opozitare shqiptare PDSH, apelon për eliminimin e parregullsive të deritanishme zgjedhore dhe kërkon përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë për zgjedhje demokratike, kurdo qoftë që të mbahen ato.