Maqedoni/ Marrëveshja e partive shqiptare: Të jemi faktor shtetformues – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni/ Marrëveshja e partive shqiptare: Të jemi faktor shtetformues

15:36 | 07/01/2017
në Shqiperi
0

Në një deklaratë të përbashkët partitë kryesore shqiptare, BDI, lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH shprehën përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë, në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

“Arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal, krijimi i një mekanizmi të ri në formën e një Komisioni shtetëror për financimin e komunave, për një vendimmarrje më të drejtë dhe miratimin me shumicën e dyfishtë për grantet qeveritare në përfitim të komunave…”, shkruan Deklarata, të cilën publikojne mediet shqiptare, ndërsa e arritur më 29 dhjetor në Tiranë në mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, atij të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Fadil Zendeli, njëri nga kryetarët e RDK-së, takim ky që u realizua me ndërmjetësim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Mes të tjerash katër liderët shqiptarët bien dakord që të respektojnë vullnetin e lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë në zgjedhjet e fundit.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Duke respektuar vullnetin e lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe nevojës për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese, të përcaktuar pa asnjë alternativë tjetër për integrim në NATO dhe në BE, biem dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe në çdo mandat tjetër pasues”.

Vend të rëndësishëm ka zënë edhe financimi i kulturës dhe aktiviteteve kulturore shqiptare, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror.

Gjithashtu partitë shqiptare kërkojnë  debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multi-etnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike; mbështetje të plotë për punën e Prokurorisë Speciale, si dhe “zbardhjen e plotë e çështjeve dhe proceseve gjyqësore si “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe “Kumanova” nëpërmjet një komisioni hetimor, ose një trupe të pavarur ndërkombëtare.

Shqiptarët kërkojnë miratimin e një rezolute me të cilën të dënohet genocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni nga viti 1912 deri në 1956. Arritje të barazisë ekonomike dhe mirëqënie shoqërore nëpërmjet zhvillimit të barabartë të rajoneve, veçanërisht vendimmarrje më të drejtë për financimin e komunave.

Ndër të tjera kërkohet përfaqësim i drejtë në ushtri, shërbimet e inteligjencës dhe drejtësi. Shqiptaret kërkojnë që të jenë aktorë edhe në çështjet e Maqedonisë me fqinjët, si me Greqinë dhe Bullgarinë.

Etiketa: aleanca per shqiptaretBDILëvizja BESAMaqedonimarreveshja e partive shqiptare ne maqedoni

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Siri/ Masakër në kufi me Turqinë, 43 të vdekur në një treg

Siri/ Masakër në kufi me Turqinë, 43 të vdekur në një treg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

07:45 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:39 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

07:35 | 16/03/2026
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026
  • Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026
  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com