Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi ka njoftuar dorëheqjen nga posti i kryetarit përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, gjatë pasdites së kësaj të enjteje.
Ky zhvillim vjen pak ditë pasi subjekti i drejtuar prej tij humbi bindshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Maqedonisë, ku siguroi vetëm dy mandate deputetësh.
Statusi i plotë i Menduh Thaçit në “Facebook”.
“Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emërua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare. Ju Faleminderit”.