Maqedoni e Veriut: Dyshime për keqpërdorime me fondet për pandeminë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni e Veriut: Dyshime për keqpërdorime me fondet për pandeminë

15:28 | 29/07/2020
në Kryesore
0

Inspektorati i punës kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e ndihmës financiare nga kompanitë, të cilat kanë marrë para nga shteti për përballje me pandeminë e koronavirusit. Këto mjete dyshohet se në vend që t’iu ndaheshin punëtorëve, kanë përfunduar në llogarinë e punëdhënësve të tyre.

Drejtoria e të Ardhurave Publike, ka bërë të ditur se më shumë se 700 kompani që kanë marrë ndihmë financiare nga shteti për shlyerjen e pagave për muajt prill dhe maj, të njëjtat nuk ua kanë shpërndarë punëtorëve. Bëhet fjalë për më shumë se 400 mijë euro që duhej t’i jepeshin rreth 1,700 punëtorëve në lartësinë e pagës minimale prej 14.500 denarë apo rreth 235 euro.

Ndërkohë, keqpërdorime janë bërë edhe nga më rreth 3,700 kompani të tjerë që kanë bërë shpërndarjen e parave. Më shumë se 52 mijë punëtorë kanë marrë më pak para sesa ndihma e ndarë nga shteti.

Read more

Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –

Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon –

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve –

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –

Sipas Drejtorisë së të Ardhurave Publike, bëhet fjalë për kompani të vogla dhe të mesme dhe shumë prej tyre janë nga Shkupi, Tetova, Struga, Gostivari dhe Kumanova, që kryesisht merren me veprimtari tregtare dhe transport.

“Drejtoria disponon me të dhëna të sakta për shfrytëzimin e ndihmës financiare nga kompanitë dhe me vëmendje ndjek detyrimet që ato duhet të shlyejnë ndaj punëtoreve. Të dhënat për të gjitha kompanitë që kanë marrë fonde nga shteti dhe të njëjtit nuk u janë shpërndarë punëtoreve, do t’i dorëzohen Sekretariatit të qeverisë, si bartës i vendimit për ndihmë të kompanive. Emrat e të gjitha kompanive që kanë bërë shkelje do të bëhet të ditura për opinionin”, ka deklaruar Sonja Llukarevska, drejtoreshë e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Nga Lidhja e Sindikatave thonë se kompanitë edhe më herët kanë keqpërdorur djersën e punëtorëve dhe se ishte koha e fundit që keqpërdorimet e tyre të dalin në sipërfaqe.

“Ishte shumë e hidhur kur morëm vesh se 700 kompani nuk kanë bërë ndarjen e ndihmës financiare për punëtorët. Pronarët e tyre as që duan të dëgjojnë për t’i dhënë punëtorëve atë që u takon. Është një veprim shumë i keq dhe kjo do të çojë në ndarjen edhe më të thellë mes punëtorëve dhe pronarëve, të cilët nuk janë të vetëdijshëm se gjitha kapitalin e tyre e kanë arritur me djersën e punëtorëve”, thotë Dimovski duke kërkuar nisjen e menjëhershme të procedurave të ndjekjes penale për çdo pronar të kompanive që ka bërë shkeljen e ligjit.

“Ne vlerësojnë se duhet të ketë përgjegjësi penale dhe çdo kush që ka shkelur ligjin të përfundojë pas grilave. Gjobat nuk mjaftojnë, sikur nuk mjafton edhe publikimi i emrave të tyre. Duhet të ketë ndjekje penale dhe dënime me burg. Vetëm kështu besojmë se mund të ketë ndërgjegjësim nga ana e tyre për këto shkelje të rënda”, thotë Dimovski.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me qëllim zbutjen e pasojave nga COVID-19 (sëmundja që shkakton koronavirusi), ka ndihmuar me rreth 550 milionë euro kompanitë dhe shtresat e rrezikuara të qytetarëve; të papunët, ata me paga të ulëta, dhe përfituesit e ndihmave sociale./REL

Etiketa: keqpërdorim me fondetMaqedoni e Veriutpandemia e COVID-19

Të Lidhura

Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –

Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –

nga 27
09:24 | 14/03/2026
0

Presidenti Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë me rastin e festës tradicionale të Ditës së Verës....

Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon –

Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon –

nga 27
09:18 | 14/03/2026
0

Ushtria iraniane ka njoftuar se do të shkatërrojë menjëherë të gjitha objektet e naftës, financiare dhe energjetike të lidhura me...

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve –

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve –

nga 27
09:02 | 14/03/2026
0

Në kuadër të festimet për Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej...

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –

nga 27
08:46 | 14/03/2026
0

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Para
Flamur Haka dhe Talo Cela në “sitën” e OFL, brenda 48 orëve të deklarojnë pasurinë

OFL i dërgon formularin 2 personave, mes tyre një femër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –

Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –

09:24 | 14/03/2026
Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon –

Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon –

09:18 | 14/03/2026
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve –

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve –

09:02 | 14/03/2026
Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –

08:46 | 14/03/2026
Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –

08:14 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –
  • Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon –
  • Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve –
  • Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –
  • Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane –
  • Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –
  • Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com