Manjatët e Hitlerit: Këto janë super-markat që dominojnë botën edhe sot – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manjatët e Hitlerit: Këto janë super-markat që dominojnë botën edhe sot

15:47 | 04/09/2017
në Uncategorized
0

Kompanitë e mëdha dhe të famshme gjermane që sundojnë tregjet për dekada të tëra, kanë fshehur me kujdes rolin famëkeq në epokën naziste. Por, bashkëpunimi i errët me Hitlerin po del në pah. Ja një përmbledhje që ka të bëjnë me këto kompani. Ndoshta nuk ka njeri në botën perëndimore që të paktën një herë në jetë nuk ka pirë aspirinë, siç nuk gjendet dikush që nuk ka provuar Coca-Colën. Shumëkush ka vetura Volkswagen, Opel, Ford apo BMW, disa në punë përdorin ngritëset ThyssenKrupp, veshin kostumet Hugo Boss, përdorin kompjuterët IBM, janë të siguruar tek Allianz, ndërsa konsumojnë edhe Nestle. Por, rrallëkush e di se këto kompani kanë bërë biznes me regjimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, e madje që si fuqi punëtore kanë shfrytëzuar të burgosurit nga vendet e pushtuara. Pa mbështetjen e pronarëve të kompanive të cekura, Adolf Hitleri madje nuk do të vinte në pushtet, transmeton Telegrafi.

Në mesin e kompanive që la shenjë më të thella në regjimin nazist ishte Ferdinand Porsche. Ai u takua me Hitlerin më 1934 për të përcaktuar detajet e zhvillimit të “makinës së popullit”, Volkswagen. Kështu, para Luftës së Dytë Botërore ka lindur makina kult, ndërsa gjatë luftës – kur Porsche kaloi në projektimin dhe prodhimin e tankeve dhe automjeteve ushtarake – konsiderohet se katër nga pesë punëtorët që punonin në fabrikat e tij në Shtutgart dhe Volfsburg, ishin punëtorë që punonin dhunshëm. Ferdinandi thuhet se ka pasur qasje të drejtpërdrejtë te Heinrich Himmler, sa herë donte punëtorë nga kampet.

Lidhje të drejtpërdrejtë me kampet e përqendrimit dhe të vdekjes kishte edhe gjigandi i sigurimeve Allianz. Pasi kreu i kompanisë, Kurt Schmitt, ishte ministër i Ekonomisë i Hitlerit, ai kishte monopol për sigurimin në vend, duke siguruar madje ndërtesat dhe punonjësit e Auschwitzit. Allianz ka siguruar pronën e konfiskuar të hebrenjve, ndërsa pas lufte refuzonte të paguante polisat e sigurimeve të atyre që nuk u kthyen gjallë nga kampet. Arsyeja është cinike dhe groteske: mungesa e certifikatës së vdekjes!? Skandaloze, thua se ato SS i lëshonte në hyrje të dhomave me gaz!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin


SS-ët kishin uniformat e dizajnuara nga Hugo Boss në vitet ’30, tetë vite pasi kishte themeluar kompaninë. Pos uniformave të frikshme të tyre, ata i punuan ato edhe për rininë e Hitlerit, SA, ndërsa punëtorët merreshin me dhunë nga Polonia e Franca.
Çizmet për Ushtrinë i ka prodhuar Adolf Dassler, i cili më vonë do të krijojë firmën Adidas. “Natyrisht që babai im ishte nazist? Kush nuk ishte atëherë”, ka thënë më 1997 i biri i Hugos, Siegfried Boss.
Gunther dhe Herbert Quandt, babai dhe djali në krye të kompanisë Bayerische Motoren Werke, e njohur më mirë si BMW, ishin shumë të afërt me Hitlerin. Gunther për një kohë ishte edhe në martesë me Magda Goebbelsin. Pasardhësit e tyre janë ende pronarë të BMW-së dhe këtë vit janë zyrtarisht gjermanët më të pasur, që bashkërisht “peshojnë” 31 miliardë euro.
BMW ka pranuar se ka përdorur deri në 30 mijë punëtorë të detyruar (edhe pse disa historianë thonë 50 mijë), të cilët punonin motorët për aeroplanët e Luftwaffes dhe motoçikleta për forcat tokësore dhe SS-ët, si dhe municion, bateri, armë… Familja kishte aksione te bateritë VARTA, Daimler-Benz – prodhues i Mercedesit me të cilin udhëtonte elita naziste.
Fitimin më të madh nga nazistët e arritën konglomerati IG Farben, General Motors, US Steel dhe Standard Oil e New Jersey. Ndër të tjera IG Farben prodhoi Zyklon B-në, gazin e përdorur për vrasje masive në kampe. Një nga degët (përfshirë BASF dhe Agfa) ishte edhe gjiganti farmaceutik Bayer që njihet si zbulues i Aspirinës. Ky ilaç sintetizohet nga punonjësi i quajtur Arthur Eichengrun, por pasi ai ishte një çifut, Bayer si zbulues e cekte Felix Hoffmanin. Sigurisht, Bayer dhe pjesa tjetër e IG Farben kanë përdorur punëtorë e detyruar. Njëjtë vepronte edhe Siemens që ka prodhuar dhomat e gazit për kampet e shfarosjes.

/Telegrafi

Etiketa: Adolf HitlerCoca ColaFord apo BMWOpelPorscheVolkswagen

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Heq dorë nga statusi mbretëror për t’u martuar me pianistin

Heq dorë nga statusi mbretëror për t’u martuar me pianistin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –

Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –

10:52 | 25/12/2025
Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

10:38 | 25/12/2025
Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –

Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –

10:34 | 25/12/2025
Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

10:22 | 25/12/2025
Diella, krijesa që po përvëlon të atin

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:08 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –
  • Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –
  • Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –
  • Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –
  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin
  • 2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –
  • Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com