“Kemi të dhëna për sjellje joprofesionale në Gjykatën e Vlorës”
“Ministria e Drejtësisë administron të dhëna mbi sjellje joprofesionale në Gjykatën e Vlorës, për të cilën do të nxitet edhe KLD-ja për të zhviluar një inspektim të përgjithshëm në këtë institucion”. Kjo është përgjigja që ka dhënë ministri i Drejtësisë. Ylli Manjani, pas një letre që i dërgoi atij dhe Presidentit të Republikës, kreu i dikasterit të rendit, Saimir Tahiri. Përgjigja e Manjanit ka ardhur nëpërmjet njoftimi për shtyp vetëm pak orë pas letrës së kolegut të tij, ku shprehej shqetësimi dhe kërkohej verifikimi një rasti në Gjykatën e Vlorës. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, dërgoi një letër për rastin e një gjyqtari në Vlorë që “ka liruar një person të arrestuar në kushtet e flagrancës me një pistoletë që e mbante pa leje”.