Manjani: Meta iu doli i keq se tenton shmangien e përplasjes – 27.al

Manjani: Meta iu doli i keq se tenton shmangien e përplasjes

Read more

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani sjell në kujtesë mosmarrëveshjet e Presidentëve të mëparshëm me qeverinë, duke gjetur edhe kontradiktën.

 Manjani thotë se Presidenti Ilir Meta doli më i keqi sepse po tenton të shmangë një përplasje vëllavrasëse.

Postini i plotë

Presidentët e mëparshëm thuajse të gjithë nuk ishin të preferuarit e qeverisë, por kjo e fundit asnjëherë nuk tentoi t’i shkarkonte. Kam parasysh që qeveria Berisha e shpalli “puçist” Bamir Topin, por as nuk e çoi nëpër mend shkarkimin e tij.

Qeveria Rama, Bujar Nishanin e konsideronte drejtues e “shërbëtor” të PD, por nuk e shkarkoi. I pritën me durim derisa u mbaroi mandati. As Berisha e Aliaj si presidentë nuk u shkarkuan, por u dorëhoqën me ndryshimin e situatës politike.

Ndërsa Ilir Meta iu doli më i keqi vetëm sepse po tenton të shmangë një përplasje vëllavrasëse ndërmjet shqiptarësh. Pra, sipas Edi Ramës po bëre detyrën shkarkohesh!!!

Shkarkohesh virtualisht në këtë rast, se as me gjykatë Kushtetuese në funksion nuk e shkarkojnë dot. Nuk iu mjafton parlamenti monist dhe i blerë për të zbatuar “porosinë” e Elisës. Ta puthsha mendjen-i thonë kësaj sjellje!

Të Lidhura

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *