Tekniku i Zenith St Petersburg, Roberto Mancini ka folur rreth kampionatit italian, ku sipas tij favoritët për titull këtë vitë janë Napoli e Inter, si dhe Roma që mund të jetë një surprizë, duke përjashtuar kështu kampionët në fuqi, Juventusin.
“Interi është skuadër e fortë, e ndërtuar për një kohë të gjatë. Napoli luan mirë si skuadër dhe prej shumë vitesh, çka përbën avantazh. Lazio po ecën shumë mirë, jam i lumtur për Inzaghin. Milanit i duhet kohë, ka bërë shumë ndryshime. Juventus nuk mund të fitojë çdo vit. Napoli e Inter do të luajnë midis tyre për titullin, me Romën si surprizë e mundshme”, u shpreh ish- trajneri zikaltër.
Italia me shumë gjasa do të ketë tjetër trajner pas botërorit dhe Mancini nuk e përjashton kandidaturën e tij për të ardhmen.