Një i ri në Maminas ka hipur në katin e dytë të një subjekti privat, nga ku kërcënon se do të kryejë vetëvrasje.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e zjarrfikësve dhe ato të policisë, ku uniformat blu janë duke negociuar për ta zbritur të riun.
Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të riun të kërcënojë me kryerjen e vetëvrasjes.