Gjatë punimeve të samitit të PPE-së, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me drejtorin e “EUROPOL”-it, Rob Wainright.
Basha ka ndarë shqetësimin e thellë për prodhimin dhe trafikimin tronditës të marijuanës në Shqipëri, kthimin e vendit në portë tranziti të heroinës, si dhe vend kryesor për pastrimin e parave.
Kreu i opozitës shqiptare e njohu drejtuesin e lartë me planin e Partisë Demokratike për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme, për të ndaluar prodhimin dhe trafikimin e drogës, si dhe mundësinë e vendosjes së protokollit për bashkëpunim të shpejtë në lidhje me verifikimin e shenjave të gishtërinjve,
Wainright ka ofruar mbështetjen e tij për këtë projekt, si dhe për hetimin dhe gjurmimin e aseteve të krimit të organizuar dhe pasurive të fshehura të zyrtarëve të lartë, të përfituara nga trafiqet dhe korrupsioni.
Kreu i “EUROPOL” ishte i pranishëm në Maltë, ku “EUROPOL”-i mori çmim për merita në luftën ndaj krimit.