Malokët e Manhatanit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Malokët e Manhatanit

16:05 | 31/10/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Ilir Seci

Kisha lanë takim te dentisti në Manhattan, aty afër ku punoj, me shkue gjatë pushimit që mos me humbë kohën – nji udhë e dy punë, si i thonë fjalës.

Mbasi kreva punë, prita ashensorin në katin e 27, ku kam dentistin. Tue u hapë dera, ndigjoj shqip, nji burrë prej mbrenda liftit i tha “mirupafshim” nji grueje që doli nga ashensori n’atë kat. Grueja ishte e veshun si infermiere, dhe hyni te nji derë ku shkruente “klinikë private”.

Hypa n’ashensor, dhe ai burri shqiptari që foli me atë gruen më hodhi nji shikim matës, nga kryet e deri te kambët, në nayrën tipike zhbiriluese shqiptare. Mos me e lanë me u torturue, i fola shqip.

– Si jeni? Mirë?

– Mirëdita, – nxitoi e ma kthye. – Nga të kemi? Nga e folura ngjan sikur je nga anët tona…

Unë qesha. Sa herë nxitojnë njerëzit me ma caktue origjinën, ua la mbarë, se kam dëshirë me pa ku duen me dalë.

– E, andej jam, – i thashë.

– Më vjen mirë, – tha, – se na mbytën malokët edhe këtu në Manhattan. E pe atë gruan që doli nga ashensori qëparë? Maloke nga Shkodra. Po që është bërë ndihmës mjeke tjera se? Punon te klinika e një mjeku të njohur.

– Po ti, këtu punon? – e ngava unë, megjithëse e kisha pa nga uniforma që punonte pastrues xhamash te ai pallat, sepse kishte logon e kompanisë në bluzë: Window Cleaning.

– Po, kam vite që punoj këtu. Ç’të bëjmë? Na duhet të punojmë.

Heshti pak dhe shfryu:

– Bëjmë punë të rënda se shkollë s’bëmë dot. Ajo gruaja nga Shkodra që të thashë fillimisht pastruese ka qenë këtu. Bëri shkollën tjetra, dhe u bë ndihmës mjeke pastaja! Ky vend paskësh qënë për malokët, ore burrë. Të tërë nga andej janë. Nga Shkodra, nga Malësitë. Kam disa nga Kelmendi që punojnë këtu. Të gjithë ashtu flasin trashë, malokçe.

– Më fal, – e pyes unë qetësisht. – Çfarë kupton me malokë ti? Kë quan malok?

– Po këta pra që flasin trashë, që flasin malokçe… Këta që nuk flasin gjuhën zyrtare.

– Nga jeni ju? – e pyeta.

– Nga Skrapari jam, – m’u gjej.

– Po ky Skrapari sikur është malësi më duket? – bana të padijtunin unë.

– Po, malësi jemi, por jemi ndryshe… – nxitoi ai. – Nuk jemi të trashë, se nuk flasim trashë.

– Pra, domethënë ajo gruaja që ka bërë katër vjet shkollë në Manhattan dhe është edhe ndihmës mjeke, ngaqë flet malokçe, qenka e trashë, kurse zotrote që punon pastrues dhe flet gjuhën zyrtare, qenkërke i hollë? Dhe jo veç shkolla… e di ti se Shkodra është vetëm nëntë metra mbi nivelin e detit!?

Mbeti. Nuk e priti.

– Po mirë. Këtë tjetrën a e di zotrote, që siç na e ka lënë të shkruar Faik Konica, fjala malok për herë të parë është futur në përdorim në shqip nga qytetarët e Beratit, të cilët quanin malokë pikërisht skraparllinjtë!?

Ai shtangu. Kishim zbritë disa kate, dhe për pak mbërrinim në katin ku ishte dalja. Prandaj nxitova me i thanë:

– E sa për ata kelmendasit që i quejte të trashë ti, a e din zotnia jote se Vermoshi asht treva e parë në Shqipni që ka pasë rrymë elektrike!? Se në fillim shekullin e kaluem, në Mal të Zi u ndërtue nji hidrocentral mbi një lum që binte ujna prej Vermoshi. E simbas së drejtës ndërkombëtare, duhet me i dhanë rrymë edhe viseve prej nga vinte ujët. Kështu që Vermoshi ka pasë tri brezni me drita, kur zotnisë sate i kanë mbërri “Dritat e Partisë” më 25 tetor 1970, e që ju komunistat ende e kujtoni si festën e elektrifikimit të vendit. Sa për rastësi, sot qenka 25 tetor. Tri brezni para jush kanë pasë rrymë në Vermosh, e ju prap vazhdoni me masturbue në komplekse superioriteti.

Për fat, ngritësi i ngadaltë ma në fund u mtok në katin ku kisha me zhdrypë, e nuk m’u desh me ia pa ma bojën atij të ngrati.

http://plisi.org/ditar/maloket-manhattanit/?fbclid=IwAR3kKWczT_f-SXRK76awQJPhFfVK5XzRwNLsNrPU58XJn57fuZLLA3sNQFA

Etiketa: malokManhatan

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Itali/ Shkatërrohet grupi i trafikantëve, mes tyre 8 shqiptarë

Itali/ Shkatërrohet grupi i trafikantëve, mes tyre 8 shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –

Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –

12:45 | 15/01/2026
Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –

Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –

12:25 | 15/01/2026
Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –

Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –

12:17 | 15/01/2026
Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:29 | 15/01/2026
Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:11 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –
  • Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –
  • Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –
  • Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –
  • Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com