Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Malltezi publikon grafikun, numri i lindjeve në Shqipëri në pikiatë të frikshme

Nga Ejona 0

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me një fenomen tejet shqetësues që po ndodh në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malltezi ka publikuar grafikun që tregon rënien e frikshme të lindjeve nga viti 1990 deri më 2018.

Malltezi shkruan se nga viti 2014 jemi në një pikiatë të frikshme.

“Dramë: vetem periudha 2008- 2014 ka një fare rritje. Përkon me “Brain Gain” që u lançua diku në 2008. Nga 2014 pikiatë e frikshme. Trishtim”, shkruan Malltezi në postimin e tij.

Diferenca ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve, ajo që përcakton shtesën natyrore të popullsisë, është duke ngushtuar me shpejtësi vit pas viti, duke lajmëruar se shumë shpejt numri i vdekjeve në Shqipëri të jetë më i lartë se i lindjeve. Kjo do të çonte popullsinë e vendit në rënie pa kthim, pa marrë në konsideratë fenomenin e emigracionit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej