Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe me kullota në fshatit Mashkullore rreth 6 km në veri të Gjirokastrës.
Bëhet me dije se deri më tani janë djegur 4 ha kullota. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe mund të jetë shkaktuar nga dy barinj.
Ndërkohë terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrëfikësve duke bërë që punonjësit e PMNZSH të ndërhyjnë me mjete rrethanore. e.su/abcnews.al