Një 41 vjeçar nga Mallakastra ka marrë peng dhe ka lidhur me litar një 18 vjeçar në pyllin e fshatit Kalenjë. 41 vjeçari me iniciale I.L ka rrëmbyer të riun dhe pasi i ka marrë aparatin e tij celular iPhone4 është larguar.
Pasi adoleshenti ka bërë kallëzimin në polici, blutë kanë shpallur në kërkim 41-vjeçarin nën akuzat “vjedhje” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”.