Një 34 vjeçar nga Mallakastra është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap me 5 kilogram drogë në banesë.
Në pranga ka rënë shtetasi Arsen Kapllanaj banues në fshatin Graçie në Mallakastër.
Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.