Viktima shtetasi 25 vjeçari T. M, banues në Popçisht
Një person ka humbur jetën pasi kamioni me të cilin ai ishte duke udhëtuar u përmbys. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikollarë në Maliq, dhe sipas policisë 25-vjeçar, drejtuesi i komionit humb jetën.
“Më datë 29 maj 2016, në fshatin Nikollarë, Maliq, një mjet tip kamion me targa KO 7432 B duke dalë në rrugën kryesore, në një kthesë të fortë është batuar në rrugë (në krahun e majtë të mjetit). Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi T. M, 25 vjeç, banues në fshatin Popçisht, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i mjetit”, sqaron policia. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.