Policia malazeze ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme prej 1.5 ton drogë në Ulqin.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë dy shqiptarë Bernard Tahiri dhe Elton Çaushi të cilët po drejtonin gomonen.
Policia e Ulqinit njofton se kanë qenë në ndjekje të gomones prej disa orësh dhe më pas rreth orës 11:00, 8 kilometra nga Plazhi i Madh, në ujërat në drejtim të Italisë, kanë bërë të mundur sekuestrimin e drogës dhe arrestimin e dy shqiptarëve.