Mali i Tomorrit midis legjendës e të vërtetës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mali i Tomorrit midis legjendës e të vërtetës

14:40 | 12/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Ndoc Selimi

Kujtesa popullore me shekuj ka trashëguar e ruajtur në zemrën e tij një respekt deri në shenjtërim për Malin e Tomorrit. Po ashtu këtij Mali – Perendi i kanë bërë hymne e nderime edhe rilindasit tonë të mirë duke e cilësuar si “Baba”, “Froni i Perëndisë”, “Tomorri i Zotit” etj. Ndërsa Çajupi shtyhet edhe më andej, ai thotë: 

“Baba Tomorr, kish’ e Shqipërisë
Mal i lartë, fron i perëndisë
Tek ty vinin njerëzit që moti
Për të mësuar se ç’urdhëron Zoti”

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ana tjetër është se mbi këtë mal gjendet Tyrbeia Bektashiane si vendi i kultit shenjt, kur besohet se bektashinjtë ishin njerëzit më të shëtitur në botë dhe sigurisht më të dijëshmit.

Këto zëra që vijnë nga thellësitë e shekujve deri në ditët tona bënë që ky mal të lundrojë midis legjendës e realitetit, midis enigmës e të besueshmes dhe për çudi mendimi i shkencës fatkeqësisht ka munguar, bile ka pasë një sens kundërshtimi si nga historianët tonë dhe të huaj.

Vitet e fundit janë rritë interesat për hulumtimet e të thënat e filozofëve të vjetër, për të cilët po punojnë shumë histori – dashës dhe atdhe – dashës duke gërmuar në arkivat tona e të huaja dhe duke na sjellë materiale interesante për të hedhur dritë nga legjenda në një realitet të prekshëm. I tillë është një ndër figurat mbrojtëse si historikisht, ashtu edhe në sensin ideologjik profesor Besim Dervishi. Tani për tani edhe se gati i vetëm ka një zë të fuqishëm në mbrojtjen e idesë se Tomorri ishte Dodone. Këtë ide e ka mbështetur në një literaturë të gjerë si brenda vendit dhe më shumë nga literatura botërore, falë asaj se Besimi njeh mirë katër gjuhë të huaja. Kështu vijnë me radhë artikujt e tij si : “Gurët e Tomorrit po fillojnë të flasin”, “Zbulohet një skulpturë në Tomorr”, “Zbulohet një artifakt misterioz në Malin e Tomorrit me simbolet e Dodonës, diellin e lisin”.

Të gjitha këto e të tjera të papërfshira në këtë shkrim të bëjnë krenar se dikush (edhe pa ndihmën e dikastereve) po përpiqet të vejë në vend nderin e humbur të këtij mali krenar e domethanës, i cili me të vërtetë na mbush me besim se ky mal përmban thesare të panjohura dhe legjendat nuk janë thjesht gojëdhëna primitive, por një realitet i besueshëm.

Gjatë leximit të “Iliadës” ndeshim në një dialog kur Akili merr kupën që vetëm ai pinte verë dhe me sy drejtuar nga qielli i drejton një lutje Zeusit: “Mbret i pellazgëve dhe i dodoneve, o Zeus, ti që nga larg sundon edhe Dodonën dimërkeqe (me akuj dimri), ku rrojnë priftërinjtë Selas…” (Iliada, Gjon Shllaku, 1979, kreu XVI, 290 – 295, fq 285).

Homeri përdor fjalaën “dimërkeqe”, ku kjo fjalë i takon vetëm Tomorrit tonë me fusha pjellore, vend dhensh e bagëti të shumta. Deri tani litari është tërhequr nga i forti, pra grekët, të cilët sipas zbulimit të bërë me 1878 nga një historian e përcakton Dodonën në Janinë, pra Orakulli është grek, kur të gjitha rrethanat që përshkruajnë filozofët e lashtë nuk përputhen me zonën e Janinës; Hesiodi dhe Straboni përmendin qytetin Sella e Sellopise si vend i tempullit të Dodonës, ku studiusi Perikli Ikonomi është i mendimit se qyteti që përmendet është Sulova e Tomorrit dhe Sellopia është fusha e Myzaqesë, ndërsa lumi i Devollit përmban emrin e Zotit Deuv = Deos = Zot. Pra Lumi i Zotit. Thuhet nga historianet se FAT THËNESIT e Dodonës kishin emrat Tomure dhe Tomuros, që përsëri sipas P.Ikonomit Tomure = është fjala shqipe “të mirët”.

Le t’i hedhim një sy toponimeve që rrethojnë Malin e Tomorrit, megjithëse shumica u takojnë emërtimeve sllave, përsëri kanë mbetur edhe emrat vendas. Në veri pak si në perëndim gjendet Tunja dhe kalaja e Tunjës ( që për mendimin tim është një perëndi shumë e lashtë dhe i takon Venerandës (Afërditës). Në pjesën v/lindore është Shën Meriza dhe Gramshi (Grama = shkrim), në lindje Gjerbesi = Guerbisi – thotë Gjon Muzaka, qafa e Kulmakut 1800 m, Burimi i Kulçedrës që shterr e vjen papritur. Në faqen jugore mbi fshatin Bargullas është Qafa e Dhodhonit, që po t’i heqim gërmat “h” del Qafa e Dodonit bashkë me pllakat e Dodonit. Në majë të malit është Cuka e Peljas ( pelijas), peleas do të thotë plaka, pra Cuka e tre plakave që parashikonin fatin (sipas legjendës për Dodonën) dhe mbi të gjitha tërheq vëmendjen Mrakulla, fshat që mund të afrohet me fjalën që po kërkojmë ne “MBI – ORAKULL”?

Deri tani janë hipoteza të përziera me të vërteta e të pavërteta, por zbulimi i vonë i skulpturave në këtë zonë na jep të drejtën të shtrojmë tezën tonë se Orakulli i Dodonës gjendet në Malin e Tomorrit mbi Berat në lartësinë 2416 m, gjë që shkenca se shpejti do të japë rezultatet e saj. Shtoj këtu se qendrat e banuara, qytetet, vendet me emra të mëdhenj janë gjetur në një kohë të caktuar në një vend të caktuar dhe me lëvizjen e rrugëve, kulturave, tërmeteve, sëmundjeve, zhvillimeve merr krah një tjetër vend, ndoshta me të njëjtin emër, ose në përngjarje të tij. Është plotësisht e drejtë dhe afër mendjes se Dodona e parë ishte plotësisht Mali i Tomorrit dhe me lëvizjet e popullsisë (o për arsye që nuk dihet) transferohet në një vend tjetër, por tani me tjetër pamje e tjetër nivel, por duke ruajtur të paprekshme idenë.

Etiketa: legjendemali tomorritndoc selimi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
PD-LSI bashkojnë votat në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, shkarkohet kryetarja e nënkryetarja

PD-LSI bashkojnë votat në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, shkarkohet kryetarja e nënkryetarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

21:52 | 21/12/2025
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025
Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

19:10 | 21/12/2025
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –
  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com