Mali i Zi të jetë mikëpritës i dialogut Prishtinë-Beograd – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mali i Zi të jetë mikëpritës i dialogut Prishtinë-Beograd –

12:14 | 16/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka ofruar që Mali i Zi “si vend mik i Serbisë dhe Kosovës”, të jetë mikëpritës i raundit e radhës të dialogut Prishtinë-Beograd, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë.

Abazoviç, përmes një postimi në Twitter pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se “promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi“.

Një ditë më herët, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka thënë se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.

“Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s shkon përtej Ukrainës. Për shembull, në Kosovë ditëve të fundit u pa se sa i rëndësishëm është ky bashkëpunim dhe dëshiroj të falënderoj KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it për punën që po bën në veri të Kosovës”, ka thënë Borrell.

“E dini se ka ndodhur një incident me arrestimin e tre policëve nga Kosova dhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Jemi në kontakt të ngushtë me Komandën e KFOR-it dhe me të dyja palët, në mënyrë që të shohim çfarë saktësisht ka ndodhur që ka çuar deri te ky arrestim”, tha ai.

Më 14 qershor, autoritetet e Kosovës kanë thënë se tre zyrtarë të saj policorë janë rrëmbyer nga autoritetet e Serbisë, në afërsi të pikës kufitare.

Serbia, në anën tjetër, ka thënë se i ka arrestuar policët e Kosovës, në thellësi të territorit serb.Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, kanë hyrë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe protestojnë vazhdimisht para ndërtesave komunale prej 29 majit./REL

Read more

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave –

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera –

Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS –

Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën

Të Lidhura

nga 27
11:40 | 31/05/2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera –

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera –

nga 27
11:32 | 31/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=L5NuKTcgSLM Në Kavajë, demokratët dhe socialistët i bashkon korrupsioni me tenderat. Kështu, në një situatë paradoksale, kompanitë që i mallkon...

Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS –

Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS –

nga 27
10:51 | 31/05/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe sot episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku nder te tjera i ka folur...

Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën

Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën

nga 27
10:35 | 31/05/2026
0

Një aksident rrugor është shënuar këtë mëngjes në autostradën Lushnje-Fier në dalje të rrethrrotullimit të kolonjës. Një mjet tip Audi...

Para
Xhuli dhe Maestro bëhen bashkë, dyshja po sjell diçka të re –

Xhuli dhe Maestro bëhen bashkë, dyshja po sjell diçka të re -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave –

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave –

11:40 | 31/05/2026
Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera –

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera –

11:32 | 31/05/2026
Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS –

Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS –

10:51 | 31/05/2026
Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën

Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën

10:35 | 31/05/2026
Festime të çmendura pas finales së Champions League, tifozët përplasen me policinë, qindra të arrestuar në Francë –

09:49 | 31/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave –
  • Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera –
  • Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS –
  • Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën
  • Festime të çmendura pas finales së Champions League, tifozët përplasen me policinë, qindra të arrestuar në Francë –
  • Jurgen Uldedaj kampion në IBO fiton kundër Austine Nnamdit dhe ngre flamurin në Londër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave –
  • Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com