Mali i Zi në kërkim të naftës, nis eksplorimi në Adriatik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mali i Zi në kërkim të naftës, nis eksplorimi në Adriatik

17:10 | 20/03/2021
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Qytetarë të Ulqinit, por edhe të gjithë bregdetit malazez, janë të zemëruar për shkak të paralajmërimit se konsorciumi italo-rus “Eni-Novatek”, më 25 mars, do të nisë fillimisht me shpimin e puseve hulumtuese për gjetjen e naftës nën detin e Malit të Zi. Ata kanë frikë nga rrezikimi i mjedisit jetësor dhe i turizmit, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) gazetari dhe aktivisti nga Ulqini, Mustafa Canka.

Rrëfimi për hulumtimin e naftës dhe gazit nën detin e Malit të Zi, është në qendër të vëmendjes së opinionit, pasi që nga qeveria malazeze është paralajmëruar se më 25 mars, do të nisë shpimi i pusit të parë për hulumtim, i cili gjendet rreth 28 kilometra nga bregu i detit, në jug të Malit të Zi, në ujërat detare ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit. Deri në fund të vitit 2021, do të bëhet e ditur se a ekzistojnë në këtë lokacion depozita të hidrokarbureve.

Pusi i dytë hulumtues do të jetë më afër bregut të detit, rreth 18 kilomtra largë nga aty. Do të jetë më i cekët dhe jo më i thellë se një kilometër e gjysmë.

Read more

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

Deri më tani, Mali i Zi i ka përmbyllur dy kontrata për hulumtimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit. Kontrata e parë është nënshkruar në vitin 2016, me kompaninë italo-ruse “Eni dhe Novatek”, për katër blloqe hulumtimi, për një periudhë prej shtatë vjetësh, ndërkaq kontrata tjetër është përmbyllur një vit më vonë me kompaninë greke “Energean”, për dy blloqe hulumtimi, me të njëjtin afat për hulumtim.

Lëvizja qytetare “Ura” (e Dritan Abazoviqit) do të fillojë nismën për shpalljen e referendumit për eksploatimin e naftës dhe gazit në Mal të Zi, ka njoftuar deputeti dhe nënkryetari i Iniciativës qytetare “Ura”, Millosh Konatar.

Qeveria premton se do të jetë e kujdesshme edhe për shkak të Kroacisë

Nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, sigurojnë se do t’i mbikëqyrin të gjithë parametrat mjedisorë, që lidhen me gjendjen e ekosistemit detar, si dhe që pas shenjës së parë të prishjes së tij, do të veprojnë.

“Jo vetëm për shkak të ruajtjes së bregdetit malazez, por edhe për shkak të Kroacisë fqinje. Çdo rrjedhje eventuale e naftës, e gazit ose çfarëdo qoftë, për rreth 20 kilometra nga bregdeti ynë, mund të ndikojë në Kroacinë fqinje, për shkak të rrymave të detit që shkojnë në drejtim të saj”, tha për Radion Evropa e Lirë, sekretari i Ministrisë së Ekologjisë, Danilo Mërdak.

Ndonëse në qeveri sigurojnë që ruajtja e mjedisit jetësor është primare, ekologët dhe bashkësia lokale e kundërshtojnë ashpër këtë ide.

“Pa dilema, qytetarët janë unik për këtë çështje. Këtë nuk e kanë pritur nga qeveria. Ato aktivitete nuk janë të mira dhe paraqesin disfatë të madhe për shoqërinë dhe kthim në barbarizëm. Projekte të tilla vetëm sa e shembin dhe e degradojnë orientimin kushtetues të këtij vendi dhe e shembin shtyllën, në të cilën aktualisht qëndron qeveria”, tha Canka.

Puna në lidhje me kërkimin e naftës nën detin e Malit të Zi, ishte kontraktuar nga qeveria e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, e cila u ndërrua pas zgjedhjeve më 30 gusht të vitit të kaluar. Qeveria e re e kryeministrit Zdravko Krivokapiq, është zgjedhur në fillim të muajit dhjetor. Ministri për Investime kapitale, Mlladan Bojaniq, në një konferencë për media, më 12 mars të këtij viti, ka thënë që do t’i vazhdojë të gjitha projektet e qeverisë paraprake, për të cilat vlerësohet se janë të mira.

A ka logjikë ekonomike?

Për aktivistin ekologjik nga Ulqini, Mustafa Cankun, shpimet eksploatuese në det janë të barabarta me “vetëvrasjen”.

“Kjo është një ndërmarrje e çmendur që pas vetes lë shkretim në det dhe në bregdet, ndërkaq njëkohësisht e vë në rrezik ekzistencën tonë në këtë hapsirë. Është e domosdoshme që sa më parë të pezullohet ai projekt, veçanërisht në këtë situatë, kur në tregun botëror ka naftë të mjaftueshme, si dhe po kalohet në energjinë e gjelbër. Të këmbëngulësh për këtë është çmenduri dhe vetëvrasëse”, tha Canka.

Ai nuk pajtohet me optimizmin e ministrit Bojaniq, i cili ka thënë që Mali i Zi do të përfitojë nga kjo punë përfitime të rëndësishme dhe që kjo do të jetë një nga gjërat kryesore që do të bëjnë që Mali i Zi të mos jetë i varur vetëm nga turizmi dhe shërbimet.

“Në variantin më të mirë, në rast se gjendet nafta, do të përfitojmë 70 milionë në vit, ndërkaq në sezonat e mira kemi fituar një miliardë. Është çmenduri që për atë shumë të vihet në pikëpyetje ekonomia dhe ekologjia”, tha Canka.

Megjithatë, sipas marrëveshjes ndërmjet shtetit malazez dhe koncesionerëve të huaj, nëse përcaktohet ekzistenca e naftës dhe gazit nën detin e Malit të Zi, të ardhurat që do t’i përkasin këtij shteti do të jenë nga 62 deri në 68 për qind.

Këto para nuk do të derdhen drejtpërdrejtë në buxhet, por do të ruhen për gjeneratat e ardhshme, përmes një fondi të veçantë, për të cilin është në vazhdim e sipër hartimi i ligjit, sipas modelit norvegjez, i cili është më i pasuri në botë.

Puset e naftës dhe shteti ekologjik

Organizatat joqeveritare ekologjike janë të befasuara me paralajmërimet e Qeverisë së Malit të Zi, se shpimi hulumtues i pusit të naftës në bregdetin malazez, duhet të fillojë për 15 ditë. Ata përsërisin që nxjerrja e naftës nuk është në asnjë mënyrë në harmoni me statusin kushtetues të Malit të Zi, si shtet ekologjik dhe me zhvillim të turizmit.

Zenepa Lika nga Ulqini, aktiviste për mbrojtjen e mjedisit jetësor, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky projekt nuk është në harmoni me shtetin ekologjik.

“Jam e vetëdijshme që na duhet ta bëjmë ekonominë të shumëllojshme, por jo në dëm të një resursi që është i kufizuar. Nuk kemi mjaft brigje, deti është i mbyllur, Kroacia ka vendosur moratorium për naftën, njejtë edhe Italia që po e rishikon atë proces. Bashkimi Evropian ka marrë obligimin mbi vete që të jetë neutral lidhur me klimën deri në vitin 2050, ndërkaq ne tash e kemi gjetur që të kërkojmë naftë, gjë që Evropa nuk e pranon”, thekson Lika.

Qeveria: Topaz Driller ka arritur në Malin e Zi

Impianti që do të kryejë shpimin e parë hulumtues nën detin malazez, Topaz Driller, ka arritur më 13 mars, pas udhëtimit prej pesë ditësh nga Malta, ku janë kryer përgatitjet përfundimtare për shpimet e ardhshme.

Ekuipazhi, i cili arriti më herët, ishte në karantinë në Podgoricë, për shkak të situatës epidemiologjike, në mënyrë që të ishte gati të hipte në Topaz Driller në kohë.

Inspektimi në këtë fazë të punës kryhet nga kompania e pavarur e auditimit “ADC”, me qendër në Aberdin të Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka përvojë 30-vjeçare në inspektimet e pajisjeve të shpimit, njoftoi Administrata e Hidrokarbureve e Malit të Zi./REL/

/REL

Etiketa: Deti AdreatikMali i ZinaftëUlqin

Të Lidhura

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

nga 27
08:04 | 16/12/2025
0

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga projekti për ndërtimin e një hoteli në Beograd, raportoi...

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

nga 27
07:38 | 16/12/2025
0

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –

nga 27
07:34 | 16/12/2025
0

Dashi Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni...

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

nga 27
23:26 | 15/12/2025
0

Duel i çmendur me 8 gola ai mes Junajtid dhe Bërnemuth, që përfundoi me barazimin dramatik 4 me 4. Pjesa...

Para
Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Greqi

60 vdekje dhe 2535 infektime të reja me Covid-19 në Greqi, shënohet rekord negativ të intubuarish

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

08:04 | 16/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

07:38 | 16/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –

07:34 | 16/12/2025
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

23:26 | 15/12/2025
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –
  • Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –
  • Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
  • Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com