Një makinë ka shpërthyer në flakë në aksin që lidh Lushnjën me qytetin e Fierit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona lënduar por vetëm dëme materiale.
Burime dhe dëshmitarët okularë nga vendi i ngjarjes i thanë se makina është përfshirë në flakë në ecje e sipër.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.