Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, në dalje të Rubikut. Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga, duke u përplasur kështu me një mur anësor në rrugë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.
Gjithashtu, mësohet se shoferi është dërguar për ndihmë mjekësore në spital nga ku bëhet me dije se tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, kujtojmë se një tjetër aksident i rëndë u shënua në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë me tre të plagosur.