Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në Plepa të Durrësit, në drejtim të Tiranës.
Mjetit tip foristradë nga përplasja e fortë i janë këputur dy gomat e para, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe një karoatrec për lëvizjen e saj nga rruga.
Deri tani nuk raportohet për persona të plagosur por vetëm për dëme materiale, ndërsa nga bllokimi i rrugës është rënduar trafiku i mjeteve që lëvizin nga Plepat në drejtim të Tiranës.