Një punonjës i Policisë Kufitare të Kakavijës është aksidentuar mëngjesin e kësaj të diele. Shkëlqim Lila është polici i aksidentuar, i cili për momentin ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Ai ka qënë duke u kthyer nga shërbimi në momentin kur është goditur nga një automjet në vijën e gjelbër të kufirit, në urën e fshatit Kakavijë fare pranë Greqisë. Policia thotë se personi që shkaktoi aksidentin është shtëtasi Arjan Kushe.