Peqin një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor këtë të shtunë. Ngjarja ka ndodhur ndodhur në fshatin Gjocaj, kur fëmija po tentonte të kalonte rrugën.
Nga të dhënat paraprake mësohet se fëmija i aksidentuar ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e saj. Raportohet se 10-vjeçari ka prerë rrugën befasisht automjetit.