Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi tek ‘Rruga e Dibrës’ rreth orës 19:18.
Njoftimi I policisë
Më datë 20.06.2018, rreth orës 19:18, në rrugën e “Dibrës”, mjeti targë AA218TB me drejtues shtetasin E. H., ka aksidentuar këmbësorin B. M., rreth 50 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale
/BalkanWeb/