Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.
Në aksident është përfshirë një makinë dhe një biçikletë, ndërsa raportohet se një djalë i ri ka mbetur i plagosur rëndë. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku dhe po merr trajtimin e duhur mjekësor.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të saj.