Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Mësohet se një automjet tip ‘Peugeot’ ka përplasur një këmbësor, teksa ky i fundit ka qenë duke kaluar rrugën.
Aksidenti është regjistruar në sheshin ‘Parrucë’.
I aksidentuari rreth moshës 50 vjeç është transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia që po heton shkakun e këtij aksidenti.