Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Llogara, ku një person ka humbur jetën pasi makina në të cilën ndodhej u përfshi nga flakët.
Ende nuk dihen rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Ekipet e Zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.
Informacione të mëtejshme priten nga autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.







