Makina inteligjente dhe radarë/ Ja çfarë ndodhi gjatë 7 orëve vëzhgim në aksin Kavajë-Lushnjë (VIDEO) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Makina inteligjente dhe radarë/ Ja çfarë ndodhi gjatë 7 orëve vëzhgim në aksin Kavajë-Lushnjë (VIDEO)

17:33 | 19/05/2022
në Shqiperi
0

Makina inteligjente është vendosur për disa orë ditën e djeshme në aksin Kavajë-Lushnjë, ku janë evidentuar rreth 495 mjete, të cilat ecnin me shpejtësi skëterrë. Sipas njoftimit të ardhur nga policia, bëhet me dije se disa nga mjetet arrinin shpejtësinë deri në 211 km/h edhe në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve ishte ende i lartë.

495 mjete të skanuara, për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara, nga makina inteligjente, për 7 orë monitorim, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm.

251 mjete të evidentuara, për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara, nga radarët automatikë të vendosur në këto akse rrugore, gjatë paradites së djeshme.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Gjithashtu, si rezultat i skanimit të mjeteve, në akset rrugore Kavajë–Lushnjë, me makinën inteligjente dhe radarët automatikë janë pezulluar 84 leje drejtimi, për mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 125 km/h deri në 211 km/h, për periudha që variojnë nga 2 deri në 12 muaj, shoqëruar me masë administrative nga 7000 deri në 21.000 lekë të rinj dhe me zbritje nga 9 deri në 13 pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu, janë evidentuar 662 mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, drejtuesit e të cilave u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 4000 deri në 10.000 lekë të rinj.

Ndërkohë, janë evidentuar 89 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Nga ana tjetër, janë evidentuar 94 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Si dhe janë evidentuar 102 drejtues mjetesh për shkelje të trefishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, edhe për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Të gjithë këta drejtues mjetesh do të ndëshkohen sipas normave të Kodit Rrugor në fuqi. Gjatë ditës së sotme makina inteligjente është zhvendosur në një tjetër qark të vendit.

Së fundmi, policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Etiketa: radarrruge

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Duhet të na shqetësojnë provokimet serbe po aq sa mos shqetësimi i Piktorit ndaj armatosjes së Serbisë!

Nga politikani i keq s’mund të bësh njeri të mirë!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

23:28 | 22/04/2026
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

23:18 | 22/04/2026
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –

23:06 | 22/04/2026
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –

22:16 | 22/04/2026
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona te Beqiri! Biznesmeni i AKSHI-t bleu një truall dhe një apartament me vlerë të lartë

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona te Beqiri! Biznesmeni i AKSHI-t bleu një truall dhe një apartament me vlerë të lartë

21:22 | 22/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –
  • Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –
  • Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –
  • Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –
  • Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona te Beqiri! Biznesmeni i AKSHI-t bleu një truall dhe një apartament me vlerë të lartë
  • Triumf për Shqipërinë, Briken Calja fiton medaljen e artë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –
  • Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com