Kanë dalë detaje të tjera në lidhje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku është qëlluar me armë drejt një automjetit tip “Audi”. Mjeti drejt të cilit u qëllua është i Alban Bruçi, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Janë gjetur 19 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Po sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve përreth.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Predenti penal
I riu nuk është i panjohur për blutë e Shkodrës. Në korrik të 2016 ai u arrestua për sulm me armë zjarri ndaj personit me iniciale A.J, i cili udhëtonte me një automjet. Bruçi u akuzua për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.