Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, në fshatin Pishkash, ku drejtuesi i mjetit Halil Petrela nga Tirana humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë u plagosën dy pasagjerë.
Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Prrenjasit.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.