Kampionia shqiptare nga Peja e Kosovës, Majlinda Kelmendi ka është kurorëzuar sot me medaljen e artë në Grand Slam-in eParisit. Majlinda Kelmendi mposhti në finale, rumunen Andreea Chitu në katergorinë 52 kg kur kishin kaluar vetëm 39 sekonda nga fillimi i ndeshjes.
Trajneri i saj Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se “është një ndjenjë e çmendur” kjo fitore e Majlindës. Në fund kur është dorëzuar medalja e artë dhe janë kënduar himnet kombëtare, Majlinda ka shpërthyer në lot nga emocionet.
/27.al/