Majko ironizon në sy të Ramës: Kam dorë të keqe, i dhashë teserën e PS-së Koços – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Majko ironizon në sy të Ramës: Kam dorë të keqe, i dhashë teserën e PS-së Koços

12:47 | 07/02/2016
në Uncategorized
0

Takimet për anëtarësimet e reja në PS-së nuk kanë kaluar pa batuta për zhvillimet e fundit brenda partisë. Në takimin që u zhvillua paradite e së dielën në selinë rozë në Tiranë, kryeministri ftoi “senatorin” socialist Pandeli Majko t’i japë teserën një djali të ri.

Por Majko nuk e kurseu batutën, duke thënë se dorën nuk e ka të mbarë, pasi I ka dhënë antarësinë edhe Kokdhimës dhe Blushit.

Rama: Do doja të ftoja Armand Alushin dhe kartën Armandit t’ia japë Pandeli Majko. Po para se të ta japë kartën duhet ta vlerësoj nëse ti e meriton apo jo, kështu që thuaj ti dy fjalë, pastaj Pandi…

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Majko (duke qeshur): Jo, jo, ti mos thuaj asnjë fjalë vëlla, por problemi është se unë kam një çikë dorë të keqe, se i kam dhënë teserën Koço Kokëdhimës dhe është kontravers ai. Ia kam dhënë edhe Ben Blushit. Kështu që tani zgjidh në mes dy alternativave tani, zgjidh nga do të shkosh. Por të dyja janë brenda, mos u shqetëso. Vazhdo, hë fol!

Kryetari i PS-së ka shpërndarë sot teserat për anëtarët e rinj të PS-së në Tiranë, ku pohuajse çdonjeri që u ngrit të merrte teserën, ka treguar sesi është punësuar nga qeveria, nga Zyrat e Punës së hapura prej saj dhe nga konkurset e Ministrisë së Arsimit apo si është shpëtuar nga Policia e Shtetit.

Disa prej tyre u emocionuan para Ramës dhe harruan “tekstet”, ndërsa dikush tjetër tingëlloi patetik, aq sa Rama i tha me humor në një rast një qytetareje: “Kishe emocione si hera e parë, por me 2-3 fjalime do të na ndihmosh të bëjmë fushatë të sukseshme.”

Qytetare 1: Unë pata një incident…ashtu me çantën.. dhe telefonova 129. …H…H….Erdhi për 20 minuta…Policia…

Rama: Do të thuash që policia të solli në Partinë Socialiste?!

Qytetare 1: Jo, po…

Rama, kthehet nga Tahiri: Dhe unë po thoja kush është njeriu i duhur të të japë teserën, por ti e the vetë. Këtu s’ta merr njeri çantën.

Qytetare 2: Unë jam një mësuese e re e zgjedhur dhe kam marrë pjesë në portalin Mësues për Shqipërinë. Jam renditur e para dhe atë ditë s’kam për ta harruar. Ka qënë duke më rënë të fikët aty tek Drejtoria Arsimore. Nuk jam këtu për arsyen se fillova punë, se punën e meritova vetë, por se rezultatet u panë dhe gjithça u bë sipas meritokracisë.

Rama: Çfarë njesie je?

Qytetare 2: Njesia 7

Rama: Vasilika, jepja teserën, mirë e ka Pandi, se këta të njesisë 5 nuk fitojnë konkurse!

Qytetare 3: Arsyeja ime është njesoj si pararendësja. Kam studiuar piano. Kam rendur dyerve të Drejtorisë Arsimore. Prindërit e mi nuk më kanë detyruar ta shoh anëtarësimin në një parti si mjet për të arritur vendin e punës. Në vitin 2014 ishte im atë që më tha po bëhet një konkurs duhet të marrësh pjesë. I thashë, e lodhur “kur ka ndodhur ndonjëherë të bëhet një konkurs i vërtetë?” Fitova dhe dola e para po nuk besova. Besova vetëm në momentin kur më telefonuan për të filluar punë. Kjo qeveri më dha mundësinë të tregoj veten. (Syri.net)

Rama: Ok, urdhëro teserën.

Qytetar 4: edhe unë kam një përvojë të mirë m Policinë

Rama: Edhe ti me Policinë e ke? Çfarë pune bën?

Qytetar 4: Jam nxënës.

Rama: A, ti aspiron të punosh në Policinë e Shtetit

 

 

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
BE, Turqisë: Hap kufirin dhe lejo Sirianët të kalojnë

BE, Turqisë: Hap kufirin dhe lejo Sirianët të kalojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bomba e Gaz Bardhit – Zbulohet gjyqtarja që ndryshoi votën për Belinda Ballukun –

Bomba e Gaz Bardhit – Zbulohet gjyqtarja që ndryshoi votën për Belinda Ballukun –

14:05 | 24/12/2025
Gjykata e Tiranës liron katër protestues të PD-së, vendos detyrim paraqitje –

Gjykata e Tiranës liron katër protestues të PD-së, vendos detyrim paraqitje –

13:59 | 24/12/2025
Fatura fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq tre zyrtarët e bashkisë (EMRAT) –

Fatura fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq tre zyrtarët e bashkisë (EMRAT) –

13:37 | 24/12/2025
Ergys Agasi u fut në biznes me 1 mijë euro dhe ka dalë pas 4 muajsh me 234 milionë euro –

Ergys Agasi u fut në biznes me 1 mijë euro dhe ka dalë pas 4 muajsh me 234 milionë euro –

13:13 | 24/12/2025
Uroj që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin –

Uroj që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin –

13:07 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Bomba e Gaz Bardhit – Zbulohet gjyqtarja që ndryshoi votën për Belinda Ballukun –
  • Gjykata e Tiranës liron katër protestues të PD-së, vendos detyrim paraqitje –
  • Fatura fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq tre zyrtarët e bashkisë (EMRAT) –
  • Ergys Agasi u fut në biznes me 1 mijë euro dhe ka dalë pas 4 muajsh me 234 milionë euro –
  • Uroj që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin –
  • Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bomba e Gaz Bardhit – Zbulohet gjyqtarja që ndryshoi votën për Belinda Ballukun –
  • Gjykata e Tiranës liron katër protestues të PD-së, vendos detyrim paraqitje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com