107 nga 153 kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë te ardhshëm kanë mundur ta kalojnë fazën e parë të konkursit të magjistraturës të cilët duhet të kalojnë edhe dy teste të tjera për të fituar një nga 25 vendet që pranohen këtë vit. Konkursi u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve nën vëzhgimin e përfaqësuesve të misionit EURALIUS.
Në një deklaratë për mediat Enkelejd Alibeaj është shprehur se konkursi është bërë pa transparencë dhe se ky është hapi i parë i rrënimit përfundimtar i çdo përpjekjeje për pavarësi dhe moskapje politike të sistemit të drejtësisë.