Lum Partia për skllevërit e saj! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lum Partia për skllevërit e saj!

15:33 | 12/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Nga Mira Tuci

Tashmë jemi të rrethuar, është viti 2020, por mund të ishte krejt mirë viti 1945.
Në fakt, përveç dekorit dhe ndonjë leksiku alla ingliz a frëng, asgjë nuk ka ndryshuar.
Jemi në shtetrrethim, falenderojmë partinë dhe shërbëtorët e saj që ia mbërritëm kësaj dite, nuk mungon as Baba, as xhaxhi i rastit!
Korniza është lyer me ar, po piktura nxin hije të rënda dhe zymtësi si në pikturat e Rembrandit. Madje, fiks si tek njëra prej tyre, Anatomy Lesson of Nicolaes Tulp, pacienti-popull dergjet në shtratin e vdekjes dhe mjekët luajnë dhe eksperimentojnë me rropullitë e tij të brendshme.
Mbi kokën e tij, triumfon vdekja me kosë në dorë e drama të tëra njerëzore konsumohen në detajet e pikturës.
Liria, nëse e keni njohur ndonjëherë ka marrë fund. Realiteti i Ri (sa ngjason me Njeriun e Ri – zhargoni tipik komunist) tashmë varet si kosë mbi qafën tonë. Diktatorë të mëdhenj e të vegjël, diktatorucë dhe burokratë tashmë ndihen zotër të jetëve tona. Ata vendosin do hamë apo jo, do lëvizim apo jo, do takojmë prindërit, fëmijët, të dashurit e zemrës apo jo… ata na imponohen se çfarë të mendojmë, çfarë dhe si të flasim, këto të fundit në fakt i kanë eksperimentuar prej kohësh.
Gjithçka, në emër të ruajtjes së shëndetit publik. Po cilit shëndet?
Sa vlerë ka karantina, distancimi social, maskat, dezinfektimi rigoroz që unë e familja ime jemi përkujdesur deri në maniakëri t’i kryejmë, kur sot klubet, baret e çdo ambjent publik gëlojnë nga njerëzit që besojnë se COVID-19 nuk ekziston, pasi nuk e shohin me sy të lirë.
Sa vlerë, ka sakrifica e shumë njerëzve, kur shteti dhe strukturat publike të lënë në baltë e të lënë të vdesësh për një qese gjak, sepse askush nuk u kujtua të mbajē evidenca dhe sasi gjaku rezervë me antitrupa nga të shëruarit e flamës?
Europa na mbyll dyert, ndërsa ne vetëkënaqemi në një turizëm proletar ngjyrosur me vija patriotizmi.
Ndërkohë polici, policja zemërtharë e trushpëlarë në kufi vendos për fate e jetë njerëzish. Ata, skllevërit e partisë ose të kafshatës së gojës nuk ndjejnë asgjë, sytë e tyre flasin po aq sa memecëria e uniformave të tyre.
Polici trutharë vendos të ta hapē ose jo traun drejt Europës! E mos mendoni se po i patët krejt dokumentat në rregull dhe jeni njeri serioz do ju lënë të kaloni… jo, gjasat e kundërta janë më të mundshme.
Nëse je një gjyshe që duhet të udhëtosh për tek nipërit e tu në Itali, Gjermani apo gjetkë, për t’u përkujdesur për ta deri në fillim të shkollës, gjasat të kalosh kufirin janë zero.
Kush pyet për një gjyshe të dëshpëruar apo për drama njerëzore që konsumohen përtej kufirit. Prindër që humbasin punën, sepse nuk kanë ku t’i çojnë fëmijët, e kush humbet punën, humbet të ardhurat, shtëpinë e kështu me radhë. Kush pyet për profesionistin që duhet të shkojë në Perëndim për të ndjekur projektet e veta, kush pyet për mijëra e mijëra familje të ndara për së gjalli!
Kush e vë dorën në zemër për artistin e rrallë që po e bren Virusi? Jo, motorrat e charter-ave ndizen vetëm për shoën mediatik me ngjyrime migjeniane!
E pra, askush!
Sidomos, nëse nuk hyn në kategorinë e njerëzve të privilegjuar, politikanë, oligarkë, shërbëtorë pushteti apo eskortë.
Politikanët që drejtojnë apo kanë drejtuar shtetin shqiptar, madje mburren që zotërojnë pasaporta të huaja e shqiptarin e braktisin në gropat e arsimit dhe shëndetësisë së mjerueshme.
Politikanë dhe oligarkë, teksa kapardisen në biznes klas, shqiptarëve u kanë lënë trashëgim një prej imazheve dhe pasaportave më të pavlera në Europë. Sot, nuk mund të shkojmë askund sepse si dikur “fanar ndriçues në botë” nxijmë në statistika, jo vetëm kovidiane, por në keqqeverisje dhe kalbëzim të çdo qelize shoqërore.
E në fund eksportojmë eskorta dhe mbyllim brenda gjyshet e mira që edhe në fund të jetës duan të përkujdesen për ne, për të shpëtuar atë pak komb e kombësi që ende nuk ka dhënë shpirt në darën e “demokracisë proletare” apo globalizmit akut.

Etiketa: Anatomy Lesson of Nicolaes Tulpdekoridemokracia proletarefanar ndriçuesglobalizmiLum Partia për skllevërit e saj!Mira Tucipacienti-popullskllevërstatistika

Të Lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:05 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

nga 27
21:53 | 15/03/2026
0

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Para
Shpjegimi i diktaturës tek një fëmijë (film)

Shpjegimi i diktaturës tek një fëmijë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com