Lulzim Basha është pa faj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lulzim Basha është pa faj

08:50 | 01/03/2017
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është denoncuar nga Policia e Shtetit. Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar fillimin e procedimit penal për të. Dërrasa e thyer e ligjit që akuzohet se ka shkelur zoti Basha, është neni 223 i Kodit Penal. Ky nen sugjeron se thirrjet publike për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues dënohen me gjobë ose me burg deri në tre vjet. E thënë me fjalë të tjera, ashtu siç e kryqëzojnë tashmë pothuaj të gjithë, “armiqtë” e tij në të majtë dhe “miqtë” e tij që janë në të djathtë, Basha ka punë pikërisht me atë pushtet që po kërkohet të reformohet dhe që ai po e pengon me protestën e tij; me prokurorinë dhe gjykatat. Domethënë, ai i është hedhur për verifikim sistemit të drejtësisë që është në pritje të verifikim-vetting-ut.

Drejtuesi i opozitës shqiptare, sipas dyshimit të policisë, ka kryer vepër penale në datën 24 shkurt, vetëm 24 orë më pak se të shtatat e protestës së opozitës në bulevard. Ai ka thënë siç e dëgjoi “live” gjithë dynjaja: “Doni luftë, luftë do të keni! Shpojuani gomat, thyejuani xhamat…!”. Çka sipas nenit më të butë të akuzës, është thirrje për kryengritje kundër rendit kushtetues. Pjesa tjetër e akuzës, do të mund të hetonte, nëse ka pasur veprime apo thirrje për sigurimin e armëve, që nga gozhdat apo kaçavidat, të cilat do të përdoreshin për të çpuar gomat e makinave dhe gurët e tullat që do të nevojiteshin për të thyer xhamat e dritareve zyrtare në Tiranë. Një nen tjetër që e çon burgun deri në dhjetë vjet.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Që në mbrëmjen e të njëjtës mesditë dhe më pas, deputetë të Partisë Demokratike, e komentuan ndryshe edhe tonin, edhe fjalët, edhe fjalët e thënë me ton luftarak nga kryetari i tyre. Ata (Aldo Bumçi i pari) pranuan dhe insistuan se bëhej fjalë për metafora dhe fjalim metaforik. Një poet nën çadër, si Preç Zogaj, gjithmonë i pranishëm dhe i rëndësishëm në protestat e opozitave në Shqipëri, pavarësisht ngjyrave të tyre, nuk e ka përdorur kurrë as tonin, as fjalët dhe as këtë lloj metafore. Pavarësisht se metaforat janë “mjet pune” për poetët, edhe kur ata merren me politikë. Në të kundërt, politikanët profesionistë që përgjithësisht nuk janë poetë, kanë folur gjithmonë si poetë romantikë, kur kanë qenë në pushtet dhe si poetë epikë, me gjëmime, vegime e kamzhikime, kur kanë qenë në opozitë. Fan Noli, për shembull, është një shembull i tillë, që nuk ka bërë asnjëherë “bis” në Tiranën e djeshme dhe të sotme.

Teorikisht, këto ditë, për çështjen “Shteti kundër Bashës”, ka nisur dhembja e kokës. Në fillim është bërë me dhembje koke organi i akuzës. Nuk duhet më shumë se një semestër e gjysëm shkollë juridike për të kuptuar se së paku neni 223 i Kodit Penal dhe zoti Basha krijuan një marrëdhënie të veçantë: zoti Basha e ka shkelur atë. Prokurorit të dosjes së kryetarit të opozitës nuk do t’i duhej më shumë se një javë për ta mbyllur dosjen dhe për ta çuar në gjykatë, aty ku dhembja e kokës do të zerë trupin gjykues që do të gjykojë këtë rast. Që është bast mes akuzës publike dhe një të mire publike (siç është institucionalisht dhe jo thjesht një individ, kryetari i opozitës).

Nëse gjykatësit do të ishin të çliruar nga e keqja mbas vetting-ut dhe të ndershëm siç pritet të jenë mbasi të kenë kaluar në filtrin e verifikimit, asnjë nga ta nuk do të hezitonte ta dënonte zotin Basha me gjobë, burg e ndoshta dhe me ndonjë dënim plotësues. Po të njëjtën histori do të duhej ta verifikonte në të njëjtën mënyrë edhe Gjykata e Apelit, kurse në Gjykatën e Lartë, Kolegji i Bashkuar Penal, mund të jepte dhe një vendim unifikues, sipas të cilit, thirrjet për ndryshim me dhunë të rendit kushtetues dënohen kurdoherë jo vetëm me mëri publike, por dhe me heqje lirie dhe të të drejtave publike. Ky vendim do të nxirrte njëherë e mirë “jashtë ligjit” gjithë ata politikanë të majtë e të djathtë, që çdo javë flasin për beteja finale. Lulzim Basha, më paqësori ndër luftëtarët e politikës, do të ishte kurbani perfekt për një Shqipëri pa politikanë të tillë, që janë luftëtarë në salla kuvendi dhe murgjër paqësorë, kur kërcet vërtet beteja.

Ky do të ishte terreni ideal i rrëshqitjes së ngjarjeve, nëse drejtësia do të ishte e verbër. Ashtu siç është e vizatuar si tekst dhe jo si frymë. Si shpresë dhe jo si realitet. Si shkencë dhe jo si perceptim. Më pas si rrjedhojë e rrëshqitjes, qeverisja e sotme, teorikisht do ta kishte më të lehtë betejën elektorale në qershor me një kryetar opozite nën akuzë e ndoshta edhe në qeli. Për kontrast me këtë gjë, edhe opozita do ta kishte praktikisht më të lehtë betejën me qeverisjen me kryetarin e saj nën akuzë e ndoshta në qeli sipas parimit: ndonjëherë, për ndëshkim dhe ekuilibrim, njerëzia bëhen me më të dobtin për të ndëshkuar epërsinë e më të fortit.

Nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë kështu! Shakatë më të suksesshme janë ato që thuhen seriozisht. E reformuar apo jo, prokuroria dhe gjykata, nuk do të ndërmarrin asnjë masë ligjore ndaj zotit Basha. Dosja do të qëndrojë në prokurori deri përtej qershorit. Nëse ndonjëherë prokurori i çështjes do t’i dërgojë Bashës fletthirrje për të dhënë shpjegime në prokurori, ai do të shkojë me qejf në rrugën e Brakës, me një turmë mbështetësish për ta bërë miting edhe seancën e pyetjeve. Për të vajtur dosja në gjykatë as nuk diskutohet dhe as nuk e vë kush në diskutim.

Mbas qershorit kjo histori do të harrohet. Nga policia, nga prokuroria e nga gjykata, sepse askush nuk e ka seriozisht. E vetmja gjë serioze është përpjekja për të vënë gjuhën në pranga dhe instiktet në frena; është përpjekja për të vënë edhe gjuhën e opozitës, edhe instiktin e pushtetit brenda kufinjve të lejueshëm moralë. Si e vetmja mënyrë për të nxitur fillimin e fundit të padurimit për të mbërritur në fundin nga ku nis një fillim i ri dhe i ndryshëm.

Votimet nuk janë festë e demokracisë në Shqipëri. Edhe këto të qershorit në prag nuk do të jenë të tilla. Votimet janë ende pragu që i ndan politikanët shqiptarë në dy lloj poetësh: romantikë në pushtet dhe epikë në opozitë. Për këtë arsye Lulzim Basha nuk ka faj! Eshtë roli i epikut që i ka rënë atij të luajë në bulevard kësaj here. Para tij e kanë bërë të tjerë dhe të tjerë do ta bëjnë edhe pas tij. Me radhë paska qenë kjo punë!

/javanews.al/

Etiketa: Fan NoligjëmimegozhdatkaçavidatLorenc Vangjelimetaforapoetë epikëpoetë romantikëPrec Zogajvegime

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Po të isha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com