“Lulja e majit”, e kujt është kjo këngë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lulja e majit”, e kujt është kjo këngë…

09:26 | 19/10/2016
në Shqiperi
0

Pjerin Ashiku, drama e muzikantit të talentuar në komunizëm që punonte në torno e kompozonte këngë magjike

“Lulja e majit” apo siç quhet ndryshe “Tango e Bunës” është kënduar në Shkodër, atje ku dhe ka lindur. Kësaj kënge i janë bërë tokë krijuese dhe të tjera qytete, sepse tek e fundit kudo ka të dashuruar dhe të brengosur nga dashuria. Kudo ka një “lule maji” dhe për çdo njeri do kishte një këngë apo serenatë. Kjo këngë është kënduar në Korçë, madje shumë e dinin se është serenatë korçare sepse si të tillë u përpoqën shpesh ta sjellin pas viteve ’90, këngëtarë me zë gjatë kohës së komunizimit.

Po t’i pyesësh korçarët të thonë: “Lulka e majit është një serenatë pe Korçe”, po t’i pyesësh kosovarët të thojnë: ”Heu, hala s’e kafja-e-madheke marr’ vesh o shqipe se asht kajkë gjakovare e k’nueme prej Isës (Ismet Pejës)”, e kështu me radhë. Secili tenton t’i vendos myhyrin e vet, gjithsekush kërkon ta “hipotekojë” dhe ta shpallë pronë të veten. “Lufta” për këngën vazhdon. Por, e vërteta është se kjo këngë është kompozuar nga Pjerin Ashiku në vitin 1954. Kënga ka udhëtuar në kohë dhe hapësirën mbarëshqiptare, por në të vërtetë ajo është këngë e kompozuar nga Pjerini dhe për shkodranët është “Tangoja e Bunës”.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ka vite që muzikanti i talentuar shkodran është larguar nga kjo jetë duke marrë me vete brengat dhe hidhërimet që i shkaktoi jeta nën diktaturë, por ka lënë pas një krijimtari të jashtëzakonshme artistike. “Lulja e majit” është më e bukura këngë e Pjerin Ashikut dhe ndër më të bukurat këngë të muzikës shqiptare. Tingujt e saj të vihen mbrapa dhe të shoqërojnë gjatë gjithë Pjacës Pedonale të qytetit të Shkodrës si hije të ëmbëla.

Por ti je vyshkë e më s’ke erë

Lulet e tua për mua s’kanë më vlerë,

Nuk je ti lulja e bukur e ditës së majit

Por, je lulja e këngës sime të vajit…

Kur e dëgjon ajo provokon me të njëjtën magji edhe me vibrimet e më të akulltës zemër që mund të ekzistojë në botë. Ka shtegtuar kjo lule pothuajse në të gjitha trojet shqiptare duke mbetur si një ndër këngët më të bukura të muzikës tonë.

Ashiku nën diktaturë

shkolla-e-pare-parrucePor cili është Pjerin Ashiku, ai që e la këtë pasuri të bukur muzikës shqiptare. Ishte bir i një familje me tradita në Shkodër që u persekutua ashpër nga regjimi komunist. Pjerin Ashiku ishte kompozitor, instrumentist, humorist, e kantautor që i këndoi tërë jetën me shumë dashuri Shkodrës dhe njerëzve të saj, njeri i dashur dhe me shpirt polidimensional ai u la në internim virtual në mes të qytetit. Ai punonte si punëtor në Ndërmarrjen Ushqimore ku megjtihatë u aktivizua duke krijuar e drejtuar grupin e estradës të kësaj ndërrmarje, i cili fitoi çmimin e parë për grupet amatore. Atje këndoheshin këngë që kompozoheshin nga Pjerin Ashiku, të cilat nisën të këndohen shpejt nëpër rrugicat e Shkodrës por edhe të qyteteve të tjera. Me vonë u bë pjesë e Estradës së Shkodrës në orkestrën e saj, por shpejt u largua për t’iu kthyer “zanatit”, tashmë si axhustator në Parkun e Automjeteve. Por edhe aty ai nuk u dorëzua, por krijoi një grup amator estrade që konkuroi denjësisht në shumë takime kombëtare dhe mori çmime të para. Krijoi parodi të shumta dhe kompozoi shumë këngë të paharrueshme që këndohen edhe sot, mbështetur kryesisht në motive popullore shkodrane. Krijimtaria e mirëfilltë muzikore e kompozitorit Pjerin Ashikut përfshinë 140 këngë, e shumë parodi e intermexo muzikore. Në kohën e diktaturës këngët e tij janë kënduar me sukses në Dekadat e Majit si përshembull këngët “Një zog i vogël” dhe “Ermira”, por kurrë nuk u publikua emri i Pjerin Ashikut si kompozitor i këtyre këngëve. Ai mbeti anonim, ashtu siç mbeteshin shumë krijime me autor “Popullin”.  Më 21 shtator 1995 Pjerin Ashiku ndërroi jetë në qytetin e tij në Shkodër, por la pas një krijimtari të vyer muzikore ndër të cilat, e më e bukura lulja e majit.

Marrë me shkurtime nga: shkodranews.al

Etiketa: humoristinstrumentistkantautorkompozitorLulja e majitPjerin Ashikuregjimi komunistTangoja e Bunës

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Kur banka vjen erë të mirë… Foto LSA/ Adnan Beci

Kur banka vjen erë të mirë... Foto LSA/ Adnan Beci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com