Krahas mbjelljeve e krasitjeve, Bashkia e Tiranës ka nisur edhe rehabilitimin e lulishteve.
Punonjës të ndërmarrjeve nën varësi të saj kanë nisur në të gjithë territorin rregullimin e lulishteve të cilat janë dëmtuar.
Siç mund të shihni edhe nga këto foto, banorët e kryeqytetit do të kenë një hapësirë çlodhëse të mbushur plot me gjelbërimin pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa puna vijon me intensitet edhe në lagje të ndryshme.
Një vëmendje po i kushtohet shtimit me fidanë të ri të këtyre hapësirave dhe dekorimit të tyre me lule të ndryshme duke krijuar në pika të ndryshme të qytetit mini oaze qetësie, ku qytetarët mund të kalojnë disa orë së bashku me familjarët e tyre.