Një tjetër lulishte i është shtuar kryeqytetit. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur rehabilitimin e sipërfaqes së mbuluar nga balta pranë Bankës së Shqipërisë ku është edhe stacioni i autobusit për disa nga linjat e transportit publik urban.
Brenda një muaji, është arritur që të largohen papastërtitë si dhe të përfundojë pjesa më e madhe e punimeve për transformimin e kësaj pjese mjaft të frekuentuar nga qytetarët në një hapësirë të gjelbër dhe çlodhëse jo vetëm për banorët e pallateve përreth, por edhe për qytetarët e shumtë që kalojnë aty gjatë ditës.
Siç mund të shihni edhe nga këto foto, ndryshimi është i dukshëm. Plehrat dhe balta i ka lënë vend tashmë bimëve të reja dekorative të cilat janë mbjellë, ndërsa shumë shpejt pritet që të vendosen edhe lulet.