Lukashenka thotë se ka urdhëruar “kontakt” me Poloninë, pas rritjes së tensioneve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lukashenka thotë se ka urdhëruar “kontakt” me Poloninë, pas rritjes së tensioneve –

23:15 | 11/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Lideri i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë të premten se e ka urdhëruar kryeministrin e vendit ta kontaktojë Poloninë, dhe se është i gatshëm për bisedime për shkak të rritjes së tensioneve kufitare mes anëtares së NATO-s dhe aleates së Rusisë.

Javën e kaluar, Polonia tha se dy helikopterë bjellorusë e shkelën hapësirën e saj ajrore dhe e arrestoi një burrë bjellorus, nën dyshimin se ishte pjesë e “zinxhirit të spiunazhit rus”.

Marrëdhëniet mes Minskut dhe Varshavës, të ngrira tash e sa vite, u përshkallëzuan qëkur Lukashenka e lejoi Moskën ta përdorë territorin bjellorus për ta sulmuar Ukrainën.

Tensionet u përshkallëzuan edhe më shumë kur Minsku u bë bazë e re e luftëtarëve të grupit mercenar nga Rusia, Wagner. Polonia e quajti këtë kërcënim dhe si pasojë e përforcoi mbrojtjen kufitare.

“Ne duhet të flasim me polakët. E kam urdhëruar kryeministrin t’i kontaktojë ata”, tha Lukashenka, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Belta.

“Ne jemi fqinj dhe fqinjët nuk mund t’i zgjidhesh”, tha lideri bjellorus.

Këto deklarata të pazakonta të tij vijnë vetëm një ditë pasi Varshava njoftoi se do t’i dërgojë edhe 10 mijë trupa në kufi me Bjellorusinë.

“Ata kanë zgjedhje parlamentare më 15 tetor, natyrisht se ata kanë nevojë ta përshkallëzojnë situatën… për të treguar se e kanë armatosur siç duhet [Poloninë]”, theksoi Lukashenka.

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Pawel Jablonski, tha se nëse lideri bjellorus “vërtet dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me Poloninë, atëherë mund ta bëjë këtë në mënyrë shumë të thjeshtë”.

Ai i bëri thirrje Lukashenkas të mos “e sulmojë më kufirin tonë, t’i lirojë më shumë se një mijë të burgosur politikë dhe [gazetarin polako-bjellorus] Andrzej Poczobut, ta ndalojë këtë fushatë të urrejtjes, këtë luftë hibride kundër Polonisë”.

Polonia ka paralajmëruar për provokime që përfshijnë grupin Wagner, të cilin Lukashenka po e strehon pas kryengritjes së tyre të dështuar në Rusi në qershor.

Gjatë një vizite në Shën Petersburg muajin e kaluar, Lukashenka, i ulur pranë presidentit rus Vladimir Putin, bëri shaka se luftëtarët e Wagner-it po kërkojnë “të shkojnë në Perëndim, po kërkojnë leje… për të shkuar në një udhëtim në Varshavë, në Rzeszov”.

Mijëra bjellorusë kanë shkuar në Poloni pasi kanë ikur nga atdheu i vet qëkur Lukashenka e mori pushtetin në vitin 1994./REL

Read more

“Ambasador i Ramës”/ Diplomatët e BE reagojnë pas deklaratave të Berishës –

“Ndërkombëtarizohet protesta e PD”, mes të proceduarve, edhe tre shtetas italianë –

Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –

I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

Të Lidhura

nga 27
11:54 | 10/05/2026
0

Pas akuzave të Sali Berishës ndaj Kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, duke e cilësuar atë ambasador...

“Ndërkombëtarizohet protesta e PD”, mes të proceduarve, edhe tre shtetas italianë –

“Ndërkombëtarizohet protesta e PD”, mes të proceduarve, edhe tre shtetas italianë –

nga 27
11:10 | 10/05/2026
0

Tre shtetas italianë janë mes 6 personave të proceduar penalisht pas protestës së 8 majit të organizuar nga Partia Demokratike,...

Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –

Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –

nga 27
10:51 | 10/05/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Gjiri i Lalëzit, në Durrës. Dy automjete janë përplasur,...

I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

nga 27
10:33 | 10/05/2026
0

Nderkohe qe Shqiperia nuka ka mbyllur ende asnje kapitull ne negociatat e anetaresimit te Shqiperise ne BE, kryeministri Edi Rama...

Para

Shqipëria pjesë e rrugëkalimit tranzit të migrantëve drejt Europës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ambasador i Ramës”/ Diplomatët e BE reagojnë pas deklaratave të Berishës –

“Ambasador i Ramës”/ Diplomatët e BE reagojnë pas deklaratave të Berishës –

11:54 | 10/05/2026
“Ndërkombëtarizohet protesta e PD”, mes të proceduarve, edhe tre shtetas italianë –

“Ndërkombëtarizohet protesta e PD”, mes të proceduarve, edhe tre shtetas italianë –

11:10 | 10/05/2026
Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –

Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –

10:51 | 10/05/2026
I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

10:33 | 10/05/2026
I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

10:29 | 10/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “Ambasador i Ramës”/ Diplomatët e BE reagojnë pas deklaratave të Berishës –
  • “Ndërkombëtarizohet protesta e PD”, mes të proceduarve, edhe tre shtetas italianë –
  • Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –
  • I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –
  • I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –
  • Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ambasador i Ramës”/ Diplomatët e BE reagojnë pas deklaratave të Berishës –
  • “Ndërkombëtarizohet protesta e PD”, mes të proceduarve, edhe tre shtetas italianë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com