Atletja shqiptare Luiza Gega ka arritur një akord 1-vjeçar me klubin turk të Fenerbahçes. Lajmi është bërë zyrtar nga vetë presidenca turke në faqen e saj zyrtare.
“Ekipi i atletikës së Fenerbahçes ka arritur një kontratë njëvjeçare me atleten Gega”. Ems të tjerash në deklaratën e klubit thuhej se Gega është rekordmene kombëtare në garat e distancës së mesme, ndërsa në Europianin e 2016-s zuri vendin e dytë. Gega do të debutojë me verdhezinjtë në garat e Superligës që do të mbahen në data 6-7 qershor në Ankara.