Komentete e Dom gjergjit për fotografinë e ditës: një grua dhe një inspektor, të dy të varfër për bukën e gojës e të dy të shfrytëzuar
Kanë qënë të shumta reagimet nëpër rrejetet sociale për fotografinë e të moshuarës që gjobitet nga policia bashkiake kur po shiste qepë në mënyrë të paligjshme. Një prej reagimeve interesante vjen nga Dom gjergji i cili trajton njësoj të varfër të moshuarën dhe policin. “Nuk ka më keq se “lufta” ndërmjet të varfërve për të mbijetuar. Kjo foto është ikona e kësaj luftë: një grua dhe një inspektor, të dy të varfër për bukën e gojës e të shfrytëzuar … gruaja po të mos dalë me shit perimet e veta të kopshtit dhe inspektori po të mos gjobisë varfërinë e saj, do të mbeten pa bukë. O njeri o tjetra! Dhe mbi këtë pushteti këndon sukseset”, shkruan Dom Gjergji në profilin e tij në facebook.