Lufta nuk është e armatosur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta nuk është e armatosur

09:07 | 30/03/2018
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Luftërat e armatosura po shkojnë drejt fundit, ndërkohë që lufta më e madhe e epokave po thuhet se pritet të nisë.

Duket si një magji, por në fakt kështu po ngjan. Teoricienët e luftës po predikojnë se reagimi i Rusisë ndaj ‘rrethimit’ diplomatik të botës ndaj saj, do të jetë i ashpër. Por edhe bota e qytetëruar, e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara, do të jenë të decizive kundër ‘Rusisë Revolucionare’ përballë botës.

Orët në të cilat Kremlini lëshon sinjale se po bëhet gati për një ‘luftë më të tmerrshme’ se Lufta e Ftohtë, pikërisht në ato orë, një tren gri gati i padukshëm, u kap nga radarët tek po ushtonte nga Pheniani drejt Pekinit. Kim Jong-un, ‘njeriu raketë’ i Koresë së Veriut po udhëtonte për herë të parë jashtë vendit, drejt presidentit Xi për të dorëzuar ‘Kutinë bërthamore’. Data për takimin me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po afron, dhe presidenti i shtetit komunist të nuklearizuar deri në dhëmbë do të lëshojë armët!. Këtë akt final kulmor ia besoi aleatit më të madh në Pekin- një kryeqytet magjik në hundë të Moskës.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Lufta do të jetë e paarmatosur. Ky është sinjali që vjen nga vendi me rrezikun më nervoz nuklear…

Po cila është kjo luftë e paparë deri më sot!? Edhe ‘më e egër’ se Lufta e Ftohtë, por as luftë e nxehtë?

Lufta për territore gjeografike.

Ligjësia e përjetshme e luftës është e pranishme edhe në këtë që tashmë ka nisur. Rusia po shtyn me bërryla muskulozë hapësirat e NATO-s. Edhe pse në vitin 2015 Turqia rrëzoi një avion Rus, jo si Turqi, por si ‘anëtar i NATO-s”, sot Moska po tenton ta ketë aleat regjimin e ‘sulltanatit’ Erdogan. I bashkon autokratizmi politik, sensi revolucionar kundër Perëndimit; dhe mbi të gjitha taktika e Rusisë për të vënë nën mëngë një shtet anëtar të NATO-s… Si me këtë rast, Rusia po kërcënon të gjithë shtetet fqinjë që të mos pranohen në NATO. ‘North Atlantic Treaty Organization’ që ditën e parë, 4 prill 1949, ka qenë urrejtja dhe objektivi vdekës i Moskës. Sot përsëri Rusia ndodhet në të njëjtën pikë: Ti marrë gjeografi Organizatës së Traktatit të Veriut; ose të mos lejojë më anëtarë që të pranohen. Debati i stralodhur që po zhvillohet në Tiranë, nëse Rusia ka influenca ose jo në vendin tonë, ka prodhuar sa syleshllëk aq edhe qëllim të keq për të fshehur realitetin. Kushdo që di dy gjëra në këtë botë moderne, bën pyetjen e thjeshtë: A jemi anëtar në NATO? Atëherë si nuk qenkemi të synuar nga Rusia?!

Lufta për qeverisje të keqe.

Rusia, nga ku mendohet se gjeneron konflikti, nuk ka më as më të voglën ngjashmëri me Leninin që tentonte ta mbulonte botën me ideologjinë e tij. Jo, tani është zbrazur tërësisht ideologjia; as Soros nuk ka ideologji. Qeverisjet e këqija, cinike, anti-popullore dhe anti-humane, perverse, demagogjike, kriminale dhe të korruptuara- këto janë ‘bomba atomike’ e kohës. Nëse multimiliarderi Soros arriti deri në pikën që të përdorë fondet e taksapaguesve Amerikanë për të ndërtuar qeveri të këqija në Lindje- kjo do të thotë se një Amerikan veproi kundër Amerikës. Interesat amerikane edhe në rajon janë ruajtja e hapësirave Euro- atlantike, kufizimi i Rusisë në territoret e veta, sigurimi i zonave të NATO-s. Gjermania- aleate e Amerikës dhe e vendeve të Europës, kur doli nga kthetrat e Rusisë, u duk se u shemb bota e stepave dhe më gjerë. Ëndrra për t’u shtrirë deri aty ku ishte- mbetet papushim nën jastëkun e Putinit Rus. Qeveritë e këqija, si këto në Ballkan, ku kanë më shumë vlerë diskutimet mbi të drejtat e LGBT, më shumë peshë gjuetia e kundërshtarëve, më shumë vlerë mungesa e vlerës së politikës- se sa vetë NATO dhe Amerika- këto janë ‘Kali i Trojës’ për të shkatërruar qytetërimin ‘pa armë’.

Etiketa: Frrok Çupi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
1990/ Dinamiti ndaj Stalinit në Tiranë

1990/ Dinamiti ndaj Stalinit në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com