Lufta në Ukrainë, autoritetet britanike: Kremlini po përballet me humbje të mëdha në njerëz – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta në Ukrainë, autoritetet britanike: Kremlini po përballet me humbje të mëdha në njerëz

16:11 | 18/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Sipas autoriteteve britanike, Rusia dhe Ukraina po përballen me një numër të lartë të ushtarëve të vrarë, ndërsa forcat e Kievit, përmes një kundërofensive, po përpiqen të çlirojnë zonat e pushtuara nga forcat e Kremlinit.

Ndërkohë, një plan paqeje i prezantuar nga udhëheqësit e shtatë vendeve afrikane, me qëllimin për t’i dhënë fund luftës gati 16 mujore, u refuzua të premten nga Presidenti rus Vladimir Putin, një ditë pasi I njëjti u refuzua nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Rusia mund të jetë duke u përballur me humbjet më të larta që nga kulmi i betejës për Bakhmutin në mars, vlerësuan zyrtarët e Britanisë, në një raport të përditësuar mbi fazat e para të kundërofensivës së ushtrisë ukrainase.

Read more

Qytetarët të duan në koshin e plehrave! –

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin –

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes –

Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri –

Sipas raportit britanik, luftimet më të ashpra po zhvillohen në provincën juglindore të Zaporizhias, rreth Bakhmutit dhe në provincën lindore të Donetskut.

Raporti thotë se Ukraina shënoi përparime të vogla në këto zona, ndërsa forcat ruse po kryejnë operacione mbrojtëse, relativisht efektive, në jug të Ukrainës.

Kievi njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit, Rusia kreu 43 sulme ajrore dhe 55 sulme tjera me raketa.

Guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyryleno tha se dy civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën.

Një civil u vra dhe katër të tjerë u plagosën në provincën e Khresonit, ndërsa në Zaporizhia u plagos një person pas sulmeve ruse në 20 vendbanime.

Vladimir Rogov, zyrtar i administratës së emëruar nga Moska në rajonin pjesërisht të pushtuar të Zaporizhias, tha sot se forcat ukrainase morën kontrollin e fshatit Piatikhatki.

Forcat ukrainase njoftohet se shkatërruan një depo të rëndësishme municioni pranë qytetit port të pushtuar nga Rusia, Heniçesk.

Sipas analistëve perëndimorë, kundërofensiva e Ukrainës me armët e përparuara të perëndimit, përgjatë vijës frontale prej 1 mijë kilometrash, mund të zgjasë.

Një nismë paqeje e shtatë vendeve afrikane nuk dha shenja përparimi.

Përpjekja e udhëheqësve afrikanë për t’i dhënë fund luftës gati 16 mujore u refuzua nga Presidenti rus Vladimir Putin, një ditë pasi plani u u cilësua si i pazbatueshëm edhe nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Presidenti ukrainas tha se çdo bisedë paqeje duhet të ketë si parakusht tërheqjen e forcave të Moskës nga territoret e pushtuara ukrainase, diçka që Rusia thotë se është e panegociueshme.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga përmbytjet si pasojë e shkatërrimit të digës në Kakhovka është rritur.

Ministria e Brendshme ukrainase tha se numri i viktimave në territoret e kontrolluara nga Kievi është 16, ndërsa zyrtarët rusë thanë se 29 persona vdiqën në territoret e kontrolluara nga Moska.

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për shkatërrimin e digës më 6 qershor./VOA

The post Lufta në Ukrainë, autoritetet britanike: Kremlini po përballet me humbje të mëdha në njerëz appeared first on 27.

Të Lidhura

Qytetarët të duan në koshin e plehrave! –

Qytetarët të duan në koshin e plehrave! –

nga 27
13:13 | 01/06/2026
0

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i cili kërkoj...

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin –

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin –

nga 27
12:59 | 01/06/2026
0

Vllaznia ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Është vetë klubi shkodran që e ka bërë të ditur...

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes –

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes –

nga 27
12:57 | 01/06/2026
0

Një 48-vjeçar shqiptar ka shkaktuar panik mes banorëve të Torinos, teksa spikati apartamentin e tij me benzinë duke kërcënuar t’i...

Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri –

Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri –

nga 27
12:51 | 01/06/2026
0

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut. Myrto Uzuni dhe Juljan Shehu dolën në...

Para
Shifra shqetësuese, zvogëlohet ndjeshëm numri i të punësuarve –

Shifra shqetësuese, zvogëlohet ndjeshëm numri i të punësuarve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qytetarët të duan në koshin e plehrave! –

Qytetarët të duan në koshin e plehrave! –

13:13 | 01/06/2026
Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin –

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin –

12:59 | 01/06/2026
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes –

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes –

12:57 | 01/06/2026
Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri –

Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri –

12:51 | 01/06/2026
Të ndezim një shpresë të re që të jetë udhërrëfyes për… –

Ndahet nga jeta babai I Ilir Metës, ish-presidenti pritet të marrë pjesë në ceremoninë mortore –

12:41 | 01/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Qytetarët të duan në koshin e plehrave! –
  • Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin –
  • Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes –
  • Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri –
  • Ndahet nga jeta babai I Ilir Metës, ish-presidenti pritet të marrë pjesë në ceremoninë mortore –
  • Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec/ Pas shkarkimit të Elidon Çelës, Edvin Ndreu komandohet Drejtori i Policisë së Vlorës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qytetarët të duan në koshin e plehrave! –
  • Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com