Lufta në Palestinë/ A po rrezikohet mbështetja e SHBA për Ukrainën? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta në Palestinë/ A po rrezikohet mbështetja e SHBA për Ukrainën? –

08:00 | 12/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se do ta rrisë mbështetjen ushtarake për Izraelin, pasi militantët e Hamasit  vranë më shumë se 1.200 izraelitë gjatë një sulmi të paparë dhe befasues, i cili nxiti një hakmarrje të madhe ndaj Rripit të Gazës së kontrolluar nga palestinezët.

Premtimi i tij ka ngritur pikëpyetje nëse Uashingtoni mund t’i dërgojë ndihma ushtarake Izraelit pa i rrezikuar ndihmat ushtarake për Ukrainën, posaçërisht duke e ditur se Kevin McCarthy është shkarkuar si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe askush nuk është emëruar ende në vend të tij.

Zyrtarët e administratës së Bidenit ngulin këmbë se Uashingtoni mund t’i bëjë të dyja patjetër, megjithëse e pranojnë se do të ketë sfida.

Pse ka rëndësi mungesa e kryetarit të Dhomë së Përfaqësuesve?

Kongresi amerikan i kontrollon shpenzimet, prandaj Bidenit i duhet patjetër ta bindë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve për ta kaluar legjislacionin që mundëson financimin shtesë. Këto ligje për shpenzimet zakonisht burojnë nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku kryetari, lideri i zgjedhur nga partia që ka shumicën, e ka në dorë se çfarë ligjesh mund të dalin në votim.

Republikanët kanë një shumicë të ngushtë prej 221-212 në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila ua mundësoi një numri të vogël të anëtarëve të saj ta shkarkojnë McCharthyn javën e kaluar. Kjo ndodhi për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Për shkak se shkarkimi i McCarthyt ishte i paparë, nuk është e qartë nëse përfaqësuesi Patrick McHenry, i cili është emëruar kryetar i përkohshëm, mund të kërkojë ligjërisht hedhjen në votim të ndonjë legjislacioni për ndihma.

Për ta koklavitur edhe më shumë këtë çështje, shumë prej anëtarëve të ekstremit të djathtë që e rrëzuan McCarthyn, e kundërshtojnë mbështetjen financiare të Ukrainës, përfshirë përfaqësuesin Jim Jordan, i cili është lider në garë për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk pranuan ta përfshinin mbështetjen financiare për Ukrainën në legjislacionin për shpenzime që u miratua në çastin e fundit për ta shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane.

Mbështetja për Izraelin është dukshëm më e fortë, sepse republikanët janë të lidhur më ngushtë me kryeministrin konservator të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ndërsa administrata e Bidenit po mendon ta lidhë kërkesën për mbështetjen e Ukrainës me dërgimin e më shumë parave Izraelit.

Cilat janë nevojat e Izraelit dhe Ukrainës?

Izraeli është përfitues afatgjatë i ndihmave ushtarake amerikane dhe gëzon mbështetje të qëndrueshme amerikane. Izraeli dhe SHBA-ja u pajtuan më 2016 për një marrëveshje 10-vjeçare në vlerë 38 miliardë dollarë për grante vjetore për blerjen e pajisjeve ushtarake, si dhe 5 miliardë dollarë për sisteme mbrojtëse raketore.

Në fazën e tanishme të konfliktit, nevojat kryesore të Izraelit janë armë të vogla për njësi këmbësorie dhe për sistemin mbrojtës ajror, në mënyrë që ta mbrojë infrastrukturën civile dhe qendrat ushtarake.

Ka shumë pak gjasa që Izraeli ta ketë harxhuar municionin e armëve të vogla kaq herët në konflikt.

Sa i përket sistemit mbrojtës ajror, Izraeli e përdor sistemin Iron Dome, i cili u ndërtua me ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të ofruar mbrojtje ajrore. Iron Dome nuk është i dizajnuar për të shkrepur interceptorë të ngjashëm që i shkrep sistemi mbrojtës ajrore i SHBA-së, Patriot, dhe sistemet tjera mbrojtëse të zhvendosura në Ukrainë.

Nevojat më të mëdha të Ukrainës janë municioni, sistemet mbrojtëse ajrore dhe automjete tokësore, pasi ushtria e saj ka nisur në verë një kundërofensivë për ta çliruar territorin e vet nga forcat ruse, pasi Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Shtetet e Bashkuara ia kanë dërguar Ukrainës 44 miliardë dollarë si mbështetje për sigurinë qëkur nisi pushtimi nga Rusia.

Të dy vendet, dhe përfituesit e tjerë të armëve si Tajvani, mund të përfitojnë nëse Kongresi e miraton financimin për ta rritur kapacitetin e përhershëm prodhues të kontraktorëve amerikanë të mbrojtjes. Kjo, po ashtu, do t’i zbuste shqetësimet se dërgimi i armëve amerikane jashtë vendit po i shteron stoqet amerikane duke rrezikuar sigurinë kombëtare.

Çfarë do të ndodhë tani?

Biden tha të martën se administrata e tij ka filluar tashmë t’i dërgojë Izraelit ndihma shtesë ushtarake, përfshirë interceptorë për Iron Dome, sistemin mbrojtës ajror. Ai tha se kur ta rifillojë punën Kongresi, administrata e tij do t’iu kërkojë ligjvënësve të ndërmarrin “veprime urgjente për kërkesat e sigurisë kombëtare të partnerëve tanë”.

Ka disa mënyra që mundësojnë dërgimin e ndihmave shtesë për Ukrainën, dhe Izraelin, përmes ligjit.

Kongresi mund ta konsiderojë një legjislacion të veçantë për të dy vendet, ngjashëm si kërkesa që Bideni e bëri në gusht për shpenzimet kur kërkoi të futeshin shpenzimet për Ukrainën, fatkeqësisht dhe sigurinë kufitare në të njëjtin legjislacion.

Financimi i të dy vendeve mund përfshihet në një legjislacion më të gjerë të shpenzimeve, të cilin Kongresi duhet ta miratojë patjetër në fund të këtij viti për ta mbajtur të hapur Qeverinë, kur të përfundojë masa e përkohshme e shpenzimeve në nëntor./rel

Read more

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –

Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve –

Të Lidhura

nga 27
22:16 | 20/05/2026
0

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë finalizuar një marrëveshje për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, këtë të mërkurë, 20 maj....

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

nga 27
22:08 | 20/05/2026
0

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Baki Goxhaj, aktivisti shqiptar i ndaluar në flotiljen Sumud (që...

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –

nga 27
21:02 | 20/05/2026
0

Fati i aktivistit shqiptar Baki Goxhaj, i cili ishte pjesë e flotiljes humanitare “Sumud” që ishte nisur drejt Gazës për...

Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve –

Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve –

nga 27
20:50 | 20/05/2026
0

Qeveria ka miratuar sot disa ndryshime ligjore për ti dhënë Shërbimit Informativ Shtetëror një fushë më të madhe ku mund...

Para
Përfshihet nga flakët makina e policit në Pogradec, ja dyshimet –

Përfshihet nga flakët makina e policit në Pogradec, ja dyshimet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

22:16 | 20/05/2026
Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

22:08 | 20/05/2026
Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –

21:02 | 20/05/2026
Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve –

Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve –

20:50 | 20/05/2026
Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd, viktimë një këmbësore –

20:44 | 20/05/2026

Më Të Lexuarat

  • PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –
  • Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –
  • Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –
  • Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve –
  • Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd, viktimë një këmbësore –
  • Saranda pret rrugët, Oltion Çaçi ndërton zyra/ Pakti i fshehtë i Dintar Thanasit dhe tenderi 473 MLN lekë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –
  • Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com