Lufta e Tretë kodohet “Panama…” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta e Tretë kodohet “Panama…”

20:47 | 05/04/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Kjo që ndodhi me “Panama Papers” nuk erdhi nga qielli. Liderët botërorë të politikës, show-t dhe krimit kanë fshehur miliarda dollarë në Panama offshore. Deri tani janë zbuluar nga 140 shtete… Asgjë nuk erdhi nga qielli. Popujt e dinin se po grabiteshin nga liderët politikë e qeveritarë, se po skllavëroheshin nga njerëzit e famshëm dhe po vriteshin nga kriminelët. E dinin gjithashtu se shteti po tkurrej dhe nuk po funksiononte në favor të individit. Por nuk dinin veç një gjë të thjeshtë: Se gjithçka ishte grumbulluar në Panama…

… Në fakt, edhe tani kur popujt kanë mësuar se në Panama është mbledhur gjaku i tyre i grabitur, akoma mund të mos dinë se Panamaja nuk është e vetmja. Panamaja thjesht u shpall si “Polonia” e Luftës së Dytë. Përveç Panamasë, krimi do të jetë përhapur në disa vende të tjera të botës. Dje, njëra nga dy partitë e majta në koalicionin qeverisës shqiptar, deklaroi se nuk është veç Panamaja. Partia në pushtet hodhi dyshime edhe mbi një fushë më të gjërë të parajsës fiskale, e cila identifikohet “që nga Qipro, ishujt Bahamas, Dubai, Monako, etj”. Partia në qeverisje çoç di më shumë se të gjithë të tjerët!…

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Por “Polonia” e Nazizmit tashmë ndodhet në Panama. Aty janë drejtuar sytë e gjithë popujve, aty po fillon gjithçka. Njësoj si terrorizmi hitlerian mbi popujt e pambrojtur dhe mbi njerëzit e vuajtur, tani po zhvillohet terrorizmi financiar. Mediat frankofolëse dje shkruan “Je suis Panama!”.

Sa shumë elementë të përbashkët mes Luftës së Dytë kundër Nazizmit dhe Luftës së Tretë kundër Terrorizmit Financiar po shfaqen minutë pas minute!…

1.

Bota u nda përsëri në dy kampe. Kampi Lindor ku, natyrisht, shfaqet më i rëndë krimi financiar kundër popujve, po bën si viktimë. Dje dhe pardje liderët e Kinës dhe të Rusisë reaguan shumë ashpër kundër zbulimit të krimit në “Panama Papers”. Kina bllokoi informacionin në internet, duke deklaruar se kjo bëhet nga CIA Amerikane me keqdashje ndaj udhëheqësve të Kinës. Ndërsa Rusia deklaroi se faktet e zbuluara rreth presidentit Putin janë një “putinofobi”… Të tjerët akoma nuk kanë reaguar, përveç Presidentit të Ukrainës, i cili po bën “qingjin e butë”, të përkëdhelur nga Perëndimi. Reagimet do të ndihen në Ballkan, ku popujt janë akoma më të varfëruar nga qeveritë e tyre të korruptuara.

… Ndërsa në Perëndim reaguan ndryshe. Kryeministri i Irlandës, i përmendur në mes 11 milionë dokumenteve të “Panama Papers”, dha dorëheqjen menjëherë.

Në Londër, ku kryeministri Cameron ishte konsideruar i pakorruptueshëm, opozita tha se do t’i drejtohet “qeverisjes së drejtpërdrejtë”. Babai i ndjerë i Cameron u gjet në letrat e “Panama Papers”. Në Itali dhe në shtete të tjera perëndimore të origjinës së mafies, akoma nuk ka reagime.

Por sidoqoftë, të dy anët e botës u danë përsëri, si dikur. E përbashkëta, si dikur Nazizmi, tani është Paraja. Terrorizmi financiar ka prekur miliona njerëz. Veç në vendet e prapambetura, ku hyn edhe  Shqipëria, çdo vit humbin rreth 100 miliardë dollarë.

Lufta në kërkim të parave të vjedhura në xhepin e të varfërve, nisi. Kjo është më e tmerrshmja. Tani nuk dihet cilët do të ngrihen të parët për të kërkuar paratë e vjedhura.

2.

Lufta e Tretë duket si luftë për para, por thellë-thellë është luftë për pushtet. Vitet që nga Lufta e Dytë ku u shfaqen heronjtë e nacionalizmit, kanë rrënuar kolonat e shtetit. Ka rënë demokracia! Që nga shtete të vërteta e deri te qeverisjet e këqija si kjo e Tiranës, shkelen përditë parimet e demokracisë. Qeveria e majtë e Tiranës prej kohësh po vepron si në një shtet pa sistem politik. Që nga strukturat partiake dhe deri në strukturat e shtetit, qeveria ka mohuar principet e demokracisë. Prej kohësh qeveria aspirante për BE, po thotë me zë të lartë se Europa është pa vlerë, dhe e përçarë. Të njëjtët zëra vijnë edhe nga Moska, Pekini dhe Lindja e Mesme. Në këto vende udhëheqësit janë pjesëmarrës në “Panama…” dhe prandaj dinë sekrete të dobësisë së Europës.

Duke u kthyer te rënia e demokracisë…. Kjo ka ndodhur pak nga pak që pas Luftës së Dytë. Tani kur po shikojmë “ajsbergun Panama”, po kuptojmë se tërë lëvizja për rrëzimin e demokracisë është kryer me qëllimin për të arritur te Parajsa Financiare.

Vetë Parajsa Financiare, e manifestuar në Panama, dëshmon se tashmë Demokracia është veç një zarf bosh. Paratë e grumbulluara në Panama Papers, Qipro, Dubai, Monako, ishujt Bahamas etj., personifikojnë “fuqinë ushtarake”, me të cilën do të merret dhe mbahet pushteti për dekadat e ardhshme, siç ndodhi pas vitit 1945. Ndërsa në fund të Luftës së Dytë krerët e shteteve fitimtare u mblodhën në Potsdam dhe në Jaltë për të ndarë territoret dhe pushtetin, kësaj herë ndodh në Panama e gjetkë. Paratë e vjedhura nga popujt do të përdorën për të blerë pushtetin e popujve. Ja kaq thjeshtë do të vijë “Jalta” e “Postdami” në çdo shtet. Qytetarët tashmë nuk kanë asgjë në dorë për të zgjedhur pushtetin ose për të rrëzuar qeveritë. Paratë e vjedhura nga xhepat e popujve do të krijojnë qeveritë dhe do të shtypin popujt. Njësoj si ideologjia komuniste e pas Luftës së Dytë, kësaj here e çimenton paraja pushtetin.

3.

A priten trazira popullore?

Dje filluan në Islandë, por kryeministri hapi shpejt tamponët duke dhënë dorëheqjen. Në Britaninë e Madhe po projektohet qeverisja direkte. Në Amerikë ka një valë të tërë kundërshtish mbi zgjedhjen e Presidentit të ri. Mr. Trump po konsiderohet një luftënxitës dhe një “Hitler i ri”.

Po me Lindjen e Mesme ku “gia” zhvillohet luftë? Njerëzit e pa shpresë të këtyre rajoneve do të manifestojnë një mungesë më të madhe shprese.

Ndërsa popujt e shtypur nga Nazizmi i ri Komunizëm, nuk dihet akoma si do të reagojnë. Shqipëria, si shteti ku u ngul më keq dhuna komuniste, është akoma në jermin komunist. Qeveria e Tiranës trumbeton përditë parajsën. Në momentin kur njerëzit do marrin vesh se kjo ishte parajsë jo për popull, por parajsë financiare për qeverinë, atëherë nuk dihet çfarë do të ndodhë. Në vitin 1997 u dogj vendi, veç pse u prekën xhepat e qytetarëve nga skemat piramidale.

Gjithë Lindja ish-komuniste e kupton sa pak kushton jeta e njeriut para qeveritarëve. Aq me tepër tani pas dy dekadash shpresë të kotë! Kjo mund të jetë epoka e zgjimit të vërtetë të popujve. Jo “Rilindje e komunizmit” e qeverive të Sadamit të Irakut dhe të Tiranës.

Panamaja do të shkaktojë dallgët e mëdha pas Luftës së Dytë.

Etiketa: "Polonia" e NazizmitFrrok ÇupiLufta e Tretë kundër Terrorizmit Financiarpanama papersParajsa Financiareputinofobiqingji i butë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Berat, Blushi paralajmëron krijimin e një partie të re

Berat, Blushi paralajmëron krijimin e një partie të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com